Pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq wshtw deklaruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Sipas saj, të dyja palët janë pajtuar për planin evropian, i cili siç ka thënë ajo e përmban Asociacionin e Komunave më shumicë serbe.
“Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme. Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”, ka shkuar Çitaku në Facebook.