TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Asociacioni do të negociohet mes BE-së dhe Serbisë, nuk do të përfillet Kushtetuesja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Berisha: Asociacioni do të negociohet mes BE-së dhe Serbisë, nuk do të përfillet Kushtetuesja

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se me propozimin franko-gjerman do të bëhet një Asociacion tjetër nga ai që ishte planifikuar.

“Ajo që kisha parashikuar është se kryeministri Kurti është ai që do ta bëjë Asociacionin dhe do ta pranojë edhe një marrëveshje tash sipas planit franko-gjerman që është larg me atë që ishte marrëveshja e zotimeve të Washingtonit dhe larg atij Asociacioni që ishte planifikuar”, ka thënë Berisha.

Sipas tij kryeministri Kurti ka propaganduar me faktin se e ka cilësuar planin franko-gjerman si bazë të mirë për diskutime të mëtejme.

“Kryeministri para nisjes ka zhvilluar këtë propagandë mashtruese duke i promovuar 10 parimet e planit franko-gjerman, gjoja si bazë e mirë për zhvillim të dialogut më tutje. Në fakt këtë plan kryeministri po e përdor si çarçafi i David Cooperfieldit për të mbuluar krijimin e Asociacionit apo tash që është me një status të një autonomie territoriale politike dhe shumë e dëmshme për rendin kushtetues dhe juridik të Kosovës”, ka shtuar ai për emisionin Ditari në Tëvë 1.

Sipas Berishës propozimi franko-gjerman sjell tri detyrime të rrezikshme. Sipas tij njëra është që Asociacioni do të krijohet në bazë të një ujdie mes BE-së dhe Serbisë.

“Kryeministri do të pajtohet për një marrëveshje që do të sjellë tri detyrime të rrezikshme për integritetin, sovranitetin dhe perspektivën zhvillimore: 1. Asociacioni do të krijohet por jo në bazë të marrëveshjeve të 2013 a 2015, as të kalimit nëpër filtër të Kushtetueses por mbi një marrëveshje që do të negociohet mes BE-së dhe Serbisë ku BE-ja do të jetë arbitër i kësaj marrëveshjeje, 2. Do të pranojë tjetërsimin e statusit të Kishës Ortodokse, pra tehuajsimin e trashëgimisë ortodokse duke i dhënë status ekstraterritoraliteti apo shtetëror, duke e mbivendosur mbi sovranitetin territorial të Kosovës dhe 3. Kosova dhe Serbia do të ndajnë pushtetin për komunat që do të përfshihen në kuadër të Asociacionit dhe objektet religjioze fetare, Patrikana e Pejës e Deçanit etj e që e kapin një pjesë të madhe të territorit e që e shndërrojnë Kosovën në pamje të lëkurës së Leopardit”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Daut Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Shfrytëzojeni rastin për përfaqësim në parlamentin serb

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën