Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel me ndërmejtësimin e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesit e BE-së sot takuan ndaras fillimisht Kurtin dhe më pas Vuçiqin.
Ndërkaq, pas këtij takimi trilateral pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.
Për mbajtjen e takimit ka njoftuar edhe faqja zyrtare e BE-së.