Dy femra kanë raportuar në polici se janë kanosur me armë zjarri, nga dy burra në një lokal në kryeqytet.
Policia ka njoftuar se të njëjtit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Dy viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në një lokal janë kanosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.