TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qasja amerikane dhe evropiane për “marrëveshjen e përkohshme”

Marrëveshjen eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, Hovenier e kishte quajtur të përkohshme, ndërsa Lajçak ditë më parë tha se ajo nuk do të jetë e përkohshme. Pavarësisht kësaj, njohësit e çështjeve politike thonë se kjo nuk nënkupton mos-unitet mes BE-se dhe SHBA-se për dialogun.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Viti 2023, mundësi për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi

Javë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier përmes një postimi në tëitter tha se marrëveshja e përkohshme do të sjellë, përfitime të mëdha për palët.

Por, para pak ditësh, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, në një intervistë tha se plani, që beson se do të pranohet të hënën, do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët dhe se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të përkohshme.

Profesori universitar Dritëro Arifi thotë se qëndrimi amerikan dhe ai evropian në lidhje me këtë çështje nuk nënkupton që ka mos-unitet mes tyre për çështjen e dialogut.

“Në esencë thuajse është e njëjta gjë, vetëm se nga këndvështrimi amerikan është e përkohshme sepse SHBA-të, janë të interesuara që njohja të jetë në fokus, pra që marrëveshja të përfundojë me njohje, prandaj edhe për SHBA-të nga këndvështrimi pragmatik amerikan është e përkohshme. Por edhe nga këndvështrimi evropian është përfundimtare sepse ata mendojnë që njohja defakto do ta sjellë në një kohë shumë të shkurtër njohjen dejure, apo ligjërisht të obligueshme. Pra, parë nga ky këndvështrim thuajse është i njëjti perceptim për marrëveshjen”, thotë Arifi.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, thotë se çështja e marrëveshjes së përkohshme ose jo, është më shumë e karakterit semantik.

“Marrëveshja nëse nënshkruhet, unë shpresoj që do të nënshkruhet, nuk mund të cilësohet e përkohshme është hapja e një kapitulli të ri, në raportet Kosovë – Serbi dhe Kosovë – BE. Synon de-bllokimin e status quo-s së tashme, nuk parasheh njohjen de- jure, por vetëm de-fakto, por në esencë hap mundësinë që Kosova të njihet në fazën e parë do të thotë nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që Kosovës do t’i hapte rrugën për integrim në strukturat euroatlantike. Unë mendoj që kjo është kryesorja pastaj çështja nëse është e përkohshme ose jo, është më shumë lojë semantik, sepse finalja do të jetë njohja e ndërsjellë që unë nuk e parashoh që mund të ndodh shpejtë”, deklaroi Koci.

Muajve të fundit është vërejtur edhe publikisht një koordinim më i madh mes SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Kronika e realizuar nga gazetari Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Formacionet zyrtare: Arsenal – Atletico

Formacionet zyrtare: Arsenal – Atletico

Rapidi synon Korenicën

Rapidi synon Korenicën

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën