TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja ofron edhe 2 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA-ja ofron edhe 2 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh për sigurinë, tha të enjten këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne do të vazhdojmë të shikojmë se çfarë është e nevojshme, dhe do të sigurohemi që të ofrojmë atë që i nevojitet Ukrainës për të pasur sukses në fushëbetejë”, tha Sullivan.

Ai tha se vendet e G7-ës, që përbëhen nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shpallin të premten një raund të ri sanksionesh që do të përfshijnë edhe vendet që po përpiqen të ofrojnë ndihmë për Rusinë.

“Do ta shihni me kalimin e kohës ndryshkjen e vazhdueshme të kualitetit dhe kapacitetit të ekonomisë ruse, përkundër faktit që Putini nxiton të shpenzojë para në përpjekje për ta ngjallur atë”, tha Sullivan.

I pyetur në lidhje me kërkesën e Ukrainës për avionët luftarakë F-16, Sullivan tha nga këndvështrimi i Uashingtonit, “F-16 nuk janë një çështje për luftën afatshkurtër; F-16 kanë të bëjnë me mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës”.

Më 20 shkurt, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë, presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore.

Biden, gjithashtu paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase.

Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh./re;

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial në terren për mbrojtjen e votës së lirë

Mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial në terren për mbrojtjen e votës së lirë

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, procesi po zhvillohet normalisht

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, procesi po zhvillohet normalisht

Qytetarët e Prizrenit tregojnë interesim të madh për votim, menaxheri: Radha u krijua para hapjes së qendrës

Qytetarët e Prizrenit tregojnë interesim të madh për votim, menaxheri: Radha u krijua para hapjes së qendrës

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

KQZ u mundëson votuesve verifikimin online të vendvotimit

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ: Votimi me asistencë lejohet vetëm për kategori të caktuara të votuesve

Edhe Drenasi i gatshëm për të votuar – Procesi nis pa probleme

Edhe Drenasi i gatshëm për të votuar – Procesi nis pa probleme

Ende pa u hapur zyrtarisht qendrat e votimit, gjakovarët të interesuar për të votuar

Ende pa u hapur zyrtarisht qendrat e votimit, gjakovarët të interesuar për të votuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën