Hapet ekspozita “Tenda e takimit e një oborri”

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është hapur ekspozita “Tenda e takimit e një oborri” si bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, kuruar nga Luçjan Bedeni.

 “Ne kemi sjellë një përzgjedhje prej 21 imazhesh  të cilat i përkasin fillimeve të para të themelimit të kësaj studioje nga Marubi. Pika e përbashkët e këtyre imazheve mbetet oborri, aty ku është edhe themelimi,  pikërisht gjurmët  e para ku Marubi  fotografon jo thjesht vetëm kilentët por edhe ato figura që tashmë  janë pjesë e  historisë  së vendit tonë,  njëherësh edhe ato personazhe  që ai i fotografon për shkakun e vlerave që kanë rrobat kombëtare”, tha Bedeni .

Pietro Marubi ishte një piktor dhe fotograf italian i cili, si përkrahës e Garibaldit, kishte emigruar nga Piacenza, Itali, në Shkodër për arsye politike rreth vitit 1850. Atje, ai themeloi një dyqan “ Foto Marubi”, me aparatet që ai kishte sjellë me vete, duke përdorur metodën standarde të fotografisë të gjithë Evropën.

Marubi është renditur në mesin e muzeve dhe  galerive më prestigjioze në Evropë nga The Guardian./rtk

 

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT
Next Post