TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe në Bosnje sot votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Edhe në Bosnje sot votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve

Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës pritet të votohet sot marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

Më 8 shkurt, Qeveria e Kosovës kishte miratuar këtë marrëveshje, ndërsa e njëjta pritet të ratifikohet sot në Kuvend.

Ndërsa, nëse marrëveshja miratohet sot në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim Parlamentin boshnjak.

Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja. Radio Evropa e Lirë, vitin e kaluar solli rrëfimet e disa qytetarëve, të cilët thanë se po presin që të ndodhë heqja e vizave, pasi kjo do të nënkuptonte për ta “fundin e agonisë”.

Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.

Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Basketboll, derbi në Prizren e Mitrovicë

Arrestohen tre persona në Gjakovë, sulmuan me thika dy persona tjerë

Kanosën një person me thikë në Klinë, arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë, babai raporton në Polici zhdukjen e djalit

Dy persona raportohen të zhdukur në Viti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën