Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur javën me një video të nxënësve, ku këta të fundit këndojnë himnin e flamurit.
Rama me këtë video të postuar në rrjetin social Facebook, ka uruar qytetarët për një javë të mbarë me traditën e re të së hënës shkollore.
“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, ‘rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim’”, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai.
Çdo të hënë, nxënësit e shkollave në Shqipëri do të këndojnë Himnin e Flamurit. Kështu pati njoftuar më 17 janar, ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi. Ky vendim u mor me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. /Teve1.info/