Zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast ka rikonfirmuar përkushtimin e Italisë për dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një postim ka shkruar se Italia mbështet dialogun Kosovë dhe Serbi si dhe stabilitetin e sigurisë dhe rritjes ekonomike të Ballkanin Perëndimor.











