TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Trupat amerikane dhe Qeveria, arsyeja që nuk ka konflikt të hapur në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shqipëria vazhdo të goditet nga tërmetet

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar disa herë Kosovën me luftë.

Kryediplomatja ka thënë se argumente për këtë janë vendosja e trupave në kufirin me Kosovën, dërgimi për vizitë i ambasadorit rus te këto trupa, dërgimi i avionëve luftarakë, rritja e kapaciteteve ushtarake, rritja deri në 100 e stërvitjeve të përbashkëta me Rusinë si dhe inkorporimi i ushtrisë ruse në ministrinë serbe të Mbrojtjes.

“Arsyeja kryesore që kjo qasje agresive nuk po shndërrohet në konflikt të hapur është frenimi i qeverisë sonë dhe prania e trupave amerikane në Kosovë. Vetëm së fundi, Shtetet e Bashkuara i dhanë një paralajmërim të ashpër Vuçiqit, i cili donte të vendoste trupa serbe në vendin tonë. Një ushtri që ishte përgjegjëse për krimet më të rënda dhe për dëbimin e gati gjysmës së popullsisë sonë dhe që nuk do të kthehet kurrë në Kosovë përderisa jemi ne”, ka thënë Gërvalla-Schwarz për Israel Hayom.

Tutje ajo ka folur edhe për lidhjet e presidentit Vuçiq dhe ministrit Daçiq me kryekriminelin Millosheviq.

“Vuçiq ishte ministri i tij i propagandës dhe Daçiq ishte dora e tij e djathtë gjatë luftës, masakrës dhe mizorive më të rënda ndaj vendit dhe popullit tonë, jo vetëm që nuk kërkuan falje, por edhe publikisht i nderojnë kriminelët e luftës dhe i mohojnë e falsifikojnë ngjarjet”, ka deklaruar ministrja.

“Kosova, ashtu si Izraeli, është mësuar me kërcënime të vazhdueshme. Kjo nuk përcakton jetën tonë. Ne jemi pjesë e Perëndimit, ndërsa Serbia është përfaqësuese e Putinit. Nuk është perfekte, por ne vazhdojmë të jetojmë jetën tonë dhe të zhvillojmë vendin tonë. ”

E pyetur se kur do të emërojë Kosova ambasadorin në Jerusalem, Gërvalla ka thënë se kjo çështje do të trajtohet në gjysmën e parë të vitit.

“Kjo është një çështje që ne me siguri do ta trajtojmë në gjysmën e parë të këtij viti. Vendimi përfundimtar nuk varet aq shumë nga marrëdhënia jonë dypalëshe, por më tepër nga një ristrukturim i vazhdueshëm i shërbimit tonë diplomatik për ta bërë atë dukshëm më efektiv. .”, ka thënë Gërvalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën