Kompania që bën shpërndarjen e energjisë elektrike , KEDS, ka bërë të ditur se mbi 3 mijë konsumatorë të komunës së Lipjanit kamë mbetur pa energji elektrike.
Sipas KEDS, shkak për këtë janë prishjet e daljeve në fshatrat Sllovi dhe Konjuh.
“KEDS njofton që dalja Sllovisë dhe një pjesë e daljes së Konjuhit, që të dyja në Komunë të Lipjanit janë në prishje. Të dy daljet janë nëntokësore për çka nevojitet prerje e asfaltit për ti rregulluar”, thuhet në njoftim.
Por sipas tyre, komuna nuk po jep leje që të sanhen prishjet.
“Fatkeqësisht, Komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike”.
Tutje KEDS ka sqaruar kronologjinë e problemit të furnizimit me energji për këto fshatra, duke potencuar se as para një muaji komuna nuk kishte dhënë leje për intervenim.
“Daljet janë prishur nga mingarkesat. Fillimisht ishte prishur një pjesë e daljes së Konjuhit, para rreth një muaji. Komuna nga atëherë nuk ka dhënë leje për intervenim. Për të mos i lënë konsumatorët pa energji në pikun e dimrit, KEDS e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje tjera. Por, për shkak që komuna nuk dha leje kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty. Tash, komuna nuk po jep leje për asnjërën që të sanohet”, njoftohet tutje.
KEDS kanë deklaruar se janë të gatshëm të intervenojnë dhe t’i sanojnë ato në momentin që t’i merr lejet përkatëse.