TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden viziton të martën Poloninë, në prag të 1 vjetorit të luftës në Ukrainë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA-të, Azia dhe Evropa furnizojnë Ukrainën me 60 milionë fuçi nafte

Presidenti Joe Biden do të mbajë të martën një fjalim në Poloni, ku do të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që do të nevojitet, njofton Zëri i Amerikës.

Fjalimi i presidentit mbahet vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të sulmit rus në Ukrainë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, presidenti do ta mbajë këtë fjalim megjithë zbehjen e mbështetjes nga ana e republikanëve për Kievin, por edhe një zbutje të mbështetjes së përgjithshme mes popullatës amerikane që po i mëshon nevojës për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë një fjalim të martën në Poloni ndërsa afron përvjetori i parë i sulmit rus në Ukrainë.

“Presidenti Biden do bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Ukrainës për sa kohë që do të jetë e nevojshme, siç e keni dëgjuar ta thotë disa herë. Më pas, të mërkurën, Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e nëntë vendeve të grupit të Bukureshtit, njohur ndryshe si B9-ta”, tha zoti Kirby.

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka plane që zoti Biden të vizitojë Ukrainën, apo që gjatë këtij udhëtimi të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por vëzhguesit thonë se ekziston mundësia që ata të takohen në Poloni. Herën e fundit ata janë takuar në dhjetor kur zoti Zelenskyy bëri një vizitë të paparalajmëruar në Uashington.

Vëzhguesit thonë se Moska po e shndërron konfliktin në një luftë degradimi gradual, me synimin për të dobësuar vendosmërinë ukrainase dhe durimin e Perëndimit.

Ukraina ka avantazhin e armatimeve të teknologjisë së lartë perëndimore, por Rusia po përfiton nga përmasat e mëdha të ekonomisë së saj, burimet njerëzore dhe kapacitetet e prodhimit në fushën e mbrojtjes.

“Po përpiqemi në thelb të arrijmë një balancë duke u dhënë ukrainasve mbështetje të mjaftueshme ushtarake që të mund ta sjellin këtë luftë në një përfundim të suksesshëm. Por, kjo duhet arritur duke mos e shtuar rrezikun për një Luftë të Tretë Botërore, siç thotë dhe Presidenti Biden. Nuk është balancë e lehtë për t’u arritur”, thotë George Beebe, nga Insituti “Quincy”.

Megjithëse ka ende mbështetje të gjerë për Ukrainën në Kongres, disa ligjvënës republikanë, partia e të cilëve tashmë ka një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, po ngrenë pikëpyetje mbi fondet e mëdha që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë drejt Kievit – 40 miliardë dollarë në ndihma sigurie, ekonomike dhe humanitare që nga fillimi i sulmit rus.

“Lufta po bëhet me shpatullat e taksapaguesve amerikanë. Dhe cili është plani ynë zoti president? A është një luftë pa fund? A do të vazhdojmë të dërgojmë armatime që nuk dimë se ku shkojnë saktësisht, apo se si do të përdoren? Deri kur?”, i tha Zërit të Amerikës Ligjvënësi republikan Ryan Zinke.

Anketimet tregojnë se gati gjysma e amerikanëve tashmë thonë se Uashingtoni duhet t’i bëjë thirrje Kievit për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Ahemd al Ahmet, burri që çarmatosi sulmuesin në Sydney

Ahemd al Ahmet, burri që çarmatosi sulmuesin në Sydney

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën