TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Babai vret djalin në Korçë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Babai vret djalin në Korçë

Vdekja e një 50 vjeçari të premten në Zvezdë të Maliqit nuk ka qenë aksidentale, por krim në familje.

Policia e Maliqit nga hetimet paraprake zbuloi se ndarja nga jeta e Hamdi Bylykbashit nuk ka ndodhur pas rrëzimit aksidental të tij në shtëpi.

Përkundrazi, Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur është konfliktuar me babain e tij Shefki Bylykbashi.

77-vjeçari në sherr e sipër ka qëlluar me çekiç djalin e tij Hamdiun.

Ky i fundit humbi jetën rrugës për në spital.

Autori i krimit, Shefki Bylykbashi është arrestuar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISE

“Maliq/U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Zvezdë, ku humbi jetën 50-vjeçari H. B.
Vihet në pranga babai i viktimës, autor i dyshuar i vrasjes (me sende të forta) të djalit të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.
Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.
Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.
Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në raporton e Policisë./VizionPlus/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Ish-presidenti Meidani: Asnjë vendim nuk mund t’ua heqë vendin që ish-krerët e UÇK-së zënë në historinë e Kosovës

Ish-presidenti Meidani: Asnjë vendim nuk mund t’ua heqë vendin që ish-krerët e UÇK-së zënë në historinë e Kosovës

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur mëngjesin e sotëm pranë objektit të Qeverisë

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur mëngjesin e sotëm pranë objektit të Qeverisë

Dhunë në një familje në Drenas, burri i duhur sulmon bashkëshorten dhe dy vajzat e tij

Brenda 24-orëve në Gjakovë, raportohet dhunë në familje në tre raste

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohen për përfshirje në rrëmbim

Familja e Flora Brovinës jep detaje të ceremonisë së varrimit dhe homazheve për nder të saj

Familja e Flora Brovinës jep detaje të ceremonisë së varrimit dhe homazheve për nder të saj

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Granit Xhaka reagon pas vendimit në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së

Ish-gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’ka asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Ish-gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’ka asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

AFA: Lufta e UÇK-së ishte për liri dhe për mbrojtjen e popullit të Kosovës

AFA: Lufta e UÇK-së ishte për liri dhe për mbrojtjen e popullit të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën