TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita në Shqipëri proteston brenda dhe jashtë Kuvendit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Opozita në Shqipëri proteston brenda dhe jashtë Kuvendit

Me thuajse të njëjtin skenar si të tri ditëve më parë, opozita në Shqipëri protestoi para Kuvendit, por edhe brenda në seancën plenare.

Mbështetës të opozitës u mblodhën para Kuvendit, ndërsa deputetë të opozitës u përplasën me punonjës të Gardës së Republikës që nuk lejuan deputetët e Partisë Demokratike, të përjashtuar nga seanca, të hynin në ambientet e Kuvendit.

Listës prej tetë deputetësh të përjashtuar më herët iu shtuan edhe tre demokratë të tjerë, mes tyre kreu i kësaj partie, Sali Berisha, dhe deputetët Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren, në shenjë proteste për 12 deputetët e përjashtuar, si dhe për mungesën e kryeministrit Edi Rama.

Në seancë mungoi edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shkarkimin e së cilës e kërkon opozita me pretendimin se nuk po zbaton rregulloren, referuar masave të ndërmarra për përjashtimin e disa deputetëve demokratë nga seancat plenare.

Mes bllokimit të foltores herë pas here, si dhe zhurmës së bilbilave, në seancë u debatua për rastin “McConigal”.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se e gjithë kjo zhurmë që bën opozita në Kuvend është frika e Berishës nga hetimet për 21 janarin.

Replika e kreut të PD-së, Sali Berisha, erdhi nga ambientet jashtë Kuvendit, duke iu bashkuar protestuesve, pasi Kuvendi mori vendimin që mocioni për debat me kryeministrin shqiptar, Edi Rama të mbahet më 2 mars.

“Ai nuk pranon të vijë këtu. Atëherë ne do shkojmë atje ku struket ai. Surreli (zona ku banon kryeministri Edi Rama) do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë ne më 2 mars atje, sepse revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt se do të fitojmë”, tha Berisha.

Ai akuzoi edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri duke u shprehur se shumë prej tyre janë “McGonigalë të veshur me imunitet diplomatik”.

Protesta para Kuvendit zgjati rreth dy orë e 30 minuta.

Edhe kësaj here protestuesit hodhën flakadanë dhe kapsolla, por nuk pati përplasje me forcat e policisë.

Rreth 1.000 efektivë ishin të pranishëm për të mbikëqyrur protestën e opozitës.

Aksioni politik i radhës, sipas kreut të PD-së, do të jetë më 2 mars nëse kryeministri Rama nuk paraqitet në seancë për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës për rastin Mcconigal.

Para se të caktohej kjo seancë (e 2 marsit), Berisha ka deklaruar se opozita do të mbajë një protestë kombëtare më datë 3 mars, kur pritet të jepet vendimi i gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD-së.

Berisha akuzon kryeministrin Rama se për të asgjësuar opozitën, ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Charles McConigal, i dyshuar si i përfshirë në një aferë prej 225 mijë dollarësh, që dyshohet t’i jenë dorëzuar nga një shtetas shqiptaro-amerikan./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën