TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtja e Thaçit nuk do të ndryshojë apo plotësojë njoftimin për alibi në këtë kohë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mbrojtja e Thaçit nuk do të ndryshojë apo plotësojë njoftimin për alibi në këtë kohë

Mbrojtja e ish-Presidentit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të ndryshojë ose plotësojë njoftimin për alibi në këtë kohë.

Në shkresë të mbrojtjes, thuhet se më 27 janar 2023, trupi gjykues urdhëroi mbrojtjen të “ndryshojë ose plotësojë njoftimet e tyre ekzistuese të alibisë”, duke paraqitur, jo më vonë se të mërkurën (15 shkurt 2023, një njoftim të ndryshuar ose plotësues të alibisë që është në përputhje me kërkesat e Rregullave  95 (5) dhe 104 (1) (a) të Rregullave, siç specifikohet në këtë vendim, në lidhje me çdo incident të akuzuar në aktakuzë lidhur me të cilin i akuzuari përkatës dëshiron të ngrejë mbrojtjen e alibisë.

“Mbrojtja nuk ka ndërmend të ndryshojë ose plotësojë njoftimin e alibisë në këtë kohë. Megjithatë, mbrojtja rezervon të drejtën e saj të njoftojë për një alibi më vonë, dhe veçanërisht pasi të hiqen të gjitha redaktimet nga materiali i ZPS-së. Në mënyrë të veçantë, mbrojtja vë në dukje se ndryshimet thelbësore mbeten në fuqi në dosjen paraprake të ZPS, listën e dëshmitarëve të ZPS-së dhe materialin provues. Për shembull, identiteti i përafërsisht 24 prej dëshmitarëve në listën e dëshmitarëve të ZPS-së mbetet i redaktuar, duke rezultuar në redaktime të konsiderueshme në të gjithë materialin e tyre dhe çdo send të lidhur”, thuhet në shkresën e Thaçit.

Kujtojmë se më 1 nëntor 2022, mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte njoftuar gjykatën se nuk është në gjendje të jap një njoftim të plotë të alibisë në këtë moment, kjo për shkak të redaktimeve të shumta.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

“Info Nata”- 14.04.2026

“Info Nata”- 14.04.2026

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën