TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja me sanksione të reja ndaj teknologjisë ruse

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BE-ja me sanksione të reja ndaj teknologjisë ruse

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, që do të preknin mallrat në vlerë prej 11 miliardë eurosh dhe do të shënjestronin prodhuesit e dronëve në Iran.

Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se shpreson që të 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të pajtohen për paketën e re, që është pjesë e sanksioneve të përbashkëta me grupin G7, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

“Ne po shënjestrojmë industrinë e mallrave që Rusia ka nevojë, e të cilat mund të merren nga shtetet e treta”, tha ajo, duke cituar “mallrat vitale, sikurse ato elektronike, makinat e specializuara, pjesë për makina dhe kamionë, por edhe motorë për avionë”.

Ajo tha se Brukseli tha se dëshiron të shtojë edhe 17 komponentë elektronikë në listën e sanksioneve “që mund të përdoren në sistemet e arëve ruse, përfshirë dronët, raketat dhe helikopterët”.

Paketa e re e sanksioneve po ashtu shënjestronë prodhuesit e dronëve në Iran që kanë furnizuan Rusinë me dronë për të sulmuar infrastrukturën e Ukrainës.

“Garda Revolucionare e Iranit i ka ofruar Rusisë dronë Shahed”, tha von der Leyen.

“Prandaj, ne po shtojmë tani shtatë entitete iraniane në listën e sanksioneve. Ata tani do të kenë ndalesë të plotë sa i përket shitjes së pajisjeve të ndjeshme në Rusi”, theksoi ajo.

BE-ja veçse ka vendosur nëntë paketa sanksionesh ndaj Moskës, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Sanksionet kanë goditur eksportet kyçe ruse, sikurse ato të naftës, dhe kanë pasur për qëllim që të godasin të ardhurat e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Stambolli pret Samitin Global të Ekonomisë Islamike

Stambolli pret Samitin Global të Ekonomisë Islamike

Sulm me armë pranë një festivali në Ohio, 12 persona të plagosur

Sulm me armë pranë një festivali në Ohio, 12 persona të plagosur

Ukraina godet Rusinë me qindra dronë pas refuzimit të Putinit për t’u takuar me Zelenskyn

Ukraina godet Rusinë me qindra dronë pas refuzimit të Putinit për t’u takuar me Zelenskyn

Të shtëna në pika të ndryshme të Izraelit qendror, një person humb jetën

Të shtëna në pika të ndryshme të Izraelit qendror, një person humb jetën

Bie pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, më e ulët se në dhjetor

Bie pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, më e ulët se në dhjetor

A votuan të gjithë pacientët dhe stafi mjekësor në QKUK? – detaje sjell gazetarja Fetije Kamberi

A votuan të gjithë pacientët dhe stafi mjekësor në QKUK? – detaje sjell gazetarja Fetije Kamberi

Stambolli pret Samitin Global të Ekonomisë Islamike

Stambolli pret Samitin Global të Ekonomisë Islamike

​Berisha pretendon presion ndaj votuesve në Brestovik, Prokuroria nuk gjen elemente të veprës penale

​Berisha pretendon presion ndaj votuesve në Brestovik, Prokuroria nuk gjen elemente të veprës penale

Palatova viziton qendrat e votimit në Prishtinë e Graçanicë: Zgjedhjet, test i demokracisë

Palatova viziton qendrat e votimit në Prishtinë e Graçanicë: Zgjedhjet, test i demokracisë

Këngëtari Naser Berisha i bën konak ekipit të Tëvë1 në ditën e zgjedhjeve

Këngëtari Naser Berisha i bën konak ekipit të Tëvë1 në ditën e zgjedhjeve

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Vizitori kanos oficerin korrektues në Burgun e Dubravës, arrestohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën