Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar për teve1.info se ka propozuar Alban Krasniqin për anëtar të këtij subjekti politik në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).
Nga Zyra për Media e këtij subjekti kanë shtuar se ky propozim vie pas dorëheqjes në muajin e kaluar të Alim Ramës që përfaqësonte VV-në në KQZ. Rama kishte dhënë dorëheqje për shkak të pozitës që mbante në parti.
“Po është e saktë, sepse është sipas procedurave ligjore për zëvendësimin e anëtarit të LV-së Alim Rama që ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar”, kanë thënë nga Zyra për Media e VV-së për teve1.info.
Krasniqi aktualisht është këshilltar i ministrit të të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit. Në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i VV-së për kryetar të Malishevës. Teksa që një kohë të gjatë është i angazhuar në Vetëvendosje.