Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka krahasuar karakteristikat sipas tij të dy viteve qeverisje nga kabineti i kryeministrit Kurti me pritjet që ishin nga kjo Qeveri.
Sipas tij do të duhej të numëroheshin çerdhet e ndërtuara dhe banesat për familjet e reja.
Megjithatë sipas tij këto dy vite u karakterizuan me emigrim masiv të të rinjve si dhe kaos në energjetikë.
Po ashtu Hoti ka thënë se dialogu është futur në udhë pa krye dhe janë acaruar marrëdhëniet me miqtë.