Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot do të mbajë mbledhje, ku do të bëj shqyrtimin e Planin të Punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2023.
Ndërsa Komisioni për Integrim Evropian, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për pyjet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
Ndërkaq Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bën shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive.