TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërmkolli thotë se janë harruar protestat e grave, kërkon përjetësimin e kontributit të tyre

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Tërmkolli thotë se janë harruar protestat e grave, kërkon përjetësimin e kontributit të tyre

Filmi dokumentar i prodhuar në vitin 2018 “Gratë e Lirisë”, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të rikthehet në Kino Armata.

Për këtë ka folur protagonistja e protestave të grave të viteve të 90-ta dhe njëherësh, ish-zyrtarja e LDK-së, Melihate Termkolli. Ajo thotë se kontributi i grave ka qenë krucial.

“Ishte vullneti shumë i madh, ideali shumë i madh sepse pa vullnet të madh dhe ideal këto punë nuk ishin mbërri me u bë në ato kushte, sepse ishim në rrethana okupimi. Kontributi i grave ka qenë shumë krucial në të gjitha këto të mira. Ky film është një dëshmi, mund të bëhen me dhjetëra filma për të gjitha aktivitetet e grave, ky ndoshta është vetëm fillimi i shfaqjes së një segmenti të aktivitetit të grave për liri dhe pavarësi”, ka thënë ajo në emisionin “Herët” në Tëvë1.

Tërmkolli thotë se ka probleme të mëdha si politikë ashtu dhe shoqëri, sepse sipas saj po harrohet e kaluara, teksa shton se duhet të përjetësohen kontributet dhe sakrificat e grave.

“Ky film është bërë me dëshmu një periudhë dhe një kohë, me dëshmu një aktivitet të mirë që kanë bërë gratë. Kemi probleme të mëdha edhe si politikë dhe si shoqëri në përgjithësi, e kemi një thembër akili, harresën. Nuk është mirë me harru sepse popujt që harrojnë iu përsëritet historia. Është mirë t’i përjetësojmë ato kontribute dhe sakrifica të grave”, theksoi ajo.

Ish-deputetja e LDK-së, u shpreh se në vitet e fundit ka pasur përpjekje për devijimin e të vërtetës së protestave të grave të asaj kohe. Sipas saj, në qendër të këtyre organizimeve ka qenë forumi i gruas së LDK-së.

“Në këto vitet e fundit, ka pasur një lloj përpjekje që të devijohet e vërteta e këtyre protestave dhe krejt kontributit të grave. Ka pasur tendenca të disa OJQ-ve ta përvetësojnë këtë organizim sikur është i tyre. Natyrisht nuk kemi përjashtuar as rolin e OJQ-ve, por në qendër të krejt këtyre organizimeve ka qenë forumi i gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, përfundoi Tërmkolli. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

Të dielën mblidhet AAK-ja, e mban Kuvendin e Përgjithshëm

Homazhe në Burgun e Dubravës për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999

Homazhe në Burgun e Dubravës për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë e Kosovës mblidhet sot

Moti sot në Kosovë

Parashikim i motit për sot

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

“InfoNata” 21.05.2026

“InfoNata” 21.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën