Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka rrafshuar hotel “Bizantin” në qytetin e Sarandës mëngjesin e kësaj të hëne.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar dhe ka shkaktuar dëmtime edhe në shumë dyqane, biznese e ndërtesa të tjera që ndodhen aty pranë.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Shtetit, ku është bërë e ditur se nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli./teve1.info/