Fitorja me rezultatin 1:0 ndaj Dritës, e gëzon shumë trajnerin e skuadrës nga Mitrovica, Shpëtim Idrizi i cili ka thënë se skuadra ka afruar disa lojtarë të cilët kanë përvojë të madhe dhe do t’u ndihmojnë në arritjen e objektivave.
“Këtë fitore t’ia dedikoj ish-lojtarit tonë Erion Kajtazit, i cili do të jetë përherë në zemrat tona. Sa i përket ekipit, kemi pasur ngecje në stinorin e kaluar, por sot u pa përvoja e madhe e Ahmet Halitit, kur Drita kishte posedimin e topit. Me përvojën e tij dhe angazhimin e të tjerëve arritëm që të shënonim gol. Dua t’i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, është shprehur Idriz