TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha e Meta me deklarata të rënda kundër Kryeministrit Rama

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Berisha e Meta me deklarata të rënda kundër Kryeministrit Rama

Me moton “Shqipërisë i dalim zot”, opozita në Shqipëri ka mbajtur protestë para Qeverisë duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tyre, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzuan kryeministrin Edi Rama se po shkatërron vendin, ndërsa njëzëri kërkuan largimin e tij nga Qeveria.

Në fjalën e tij para protestuesve ish Kryeministri Berisha tha se aksioni i tyre nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës, ndërsa ish Presidenti Meta deklaroi që Edi Rama e zëvendësoi procesin e integrimit evropian me procesin e korruptimit ndërkombëtar.

Para protestuesve shqiptarë ish kryeministri Berisha tha se qëllimi më themelor i këtij revolucioni që nis sot me 11 shkurt, është të mbrojmë të vërtetat, por jo vetëm t’i mbrojmë, të bëjmë çdo sakrificë, çdo përpjekje që ato të triumfojnë.

“Qëllimi më themelor i këtij revolucioni që nis sot me 11 shkurt është të mbrojmë të vërtetat, por jo vetëm t’i mbrojmë, por të bëjmë çdo sakrificë, çdo përpjekje që ato të triumfojnë. Rroftë fitorja!

Në protestën e fundit, opozita pro perëndimore e Shqipërisë, u tregoj të vërtetën liderëve evropian se Edi Rama është Kryeministri më i korruptuar në Evropë. Ai është kreu i narko shtetit të parë dhe të vetëm të kontinentit. Se Edi Rama është narkokrati që duke vjedhur votën, buxhetin, pasurinë publike të shtetit, është shndërruar në shpresë vrasësin më të madh në Evropë dhe një nga 3 shpresë vrasësit më të mëdhenj në botë”, tha Berisha.

Ai tutje është shprehur se Edi Rama, gjatë këtyre viteve në pushtet ka kryer të gjitha llojet e tradhtive që mund të kryej njeriu, por në kodin e lashtë të kombit tonë siç tha ai tradhtia më e ultë është tradhtia ndaj mikut, është tradhtia që ndëshkohet në mënyrën më të rëndë. Berisha ka shprehur bindjen e tij të thellë që revolucioni siç e ka quajtur ai do të fitojë.

“Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës. Edi Rama, gjatë këtyre viteve në pushtet ke kryer, ke faktuar të gjitha llojet e tradhtive që mund të kryej njeriu, por në kodin e lashtë të Kombit tonë, tradhtia më e ultë është tradhtia ndaj mikut, është tradhtia që ndëshkohet në mënyrën më të rëndë. Ndaj nga ky shesh kërkoj jep dorëheqjen, largohu, nisu aty ku ke vendin, te shtylla e turpit, në banesën e tradhtarëve, Revolucioni ynë do fitojë.”,tha Berisha.

Ndërkaq lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta protestën e sotme e ka cilësuar si historike dhe madhështore.

Në fjalën e tij para protestuesve Meta theksoi se Rama do të japë llogari, teksa e bëri atë përgjegjës për një sërë shkelje të Kushtetutës, duke përmendur shkatërrimin e Parlamentit, bllokimin e iniciativave dhe projektligjeve të opozitës.

“Kjo protestë historike dhe madhështore është prova e dinjitetit më të lartë qytetarë dhe patriotik. Sot është ora për t’u përballur me një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues dhe armik të provuar të interesit publik dhe kombëtar.

Struci i rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoq nga frika e tmerrshme që ai ka nga përballja me të vërtetat, me popullin dhe me dëmet e pallogaritshme që i ka shkaktuar atij.

Edi Rama në këto vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin për interesat e tij mafioze dhe të rilindjes dhe është i gatshëm të kënaq këdo mafioz, të brendshëm apo ndërkombëtar vetëm që të shtyjë edhe disa ditë në pushtet.

Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot edhe pse ka braktisur kuvendin prej 3 javësh. Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjitha shkeljet e Kushtetues që ka bërë. Do të jap llogari për shkatërrimin e Parlamentit dhe bllokimin e qëllimshëm të të gjitha iniciativave dhe projektligjeve të opozitës.

Edi Rama i është kundërvënë vlerave themelore të shtetit ligjor, të transparencës dhe llogaridhënies, sepse Edi Rama e zëvendësoi procesin e integrimit evropian me procesin e korruptimit ndërkombëtar siç e di gjithë bota”, tha Meta.

Në protestën e sotme të opozitës në Shqipëri nuk u shënuan incidente dhe pas 3 orësh sa zgjati ajo përfundoj e qetë. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtrenjtimi i naftës ul numrin e autobusëve në Shqipëri

Shtrenjtimi i naftës ul numrin e autobusëve në Shqipëri

Mujanoviq: Hungaria e Orbanit ishte bërë kërcënim për politikën e jashtme të BE-së

Mujanoviq: Hungaria e Orbanit ishte bërë kërcënim për politikën e jashtme të BE-së

Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë, do kishte luftë për territore

Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë, do kishte luftë për territore

Shtatë persona të asfiksuar nga zjarri në Tiranë, dërgohen në urgjencën e QSUT

Shtatë persona të asfiksuar nga zjarri në Tiranë, dërgohen në urgjencën e QSUT

Mitrovica kujton të zhdukurit gjatë luftës

Mitrovica kujton të zhdukurit gjatë luftës

Kosova synon medalje për vitin e 14-të rresht në Kampionatin Evropian të xhudos

Kosova synon medalje për vitin e 14-të rresht në Kampionatin Evropian të xhudos

Dele ka pak e kërkesat për kurbane janë rritur, AVUK thirrje për respektim të rregullave

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

Konjufca pret në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Konjufca: Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

LDK formon 21 departamente, Abdixhiku: Kemi filluar mobilizimin e gjithëmbarshëm

Abdixhiku emëron Kryesinë e re të partisë – kjo është përbërja

Çmimi për një litër naftë sot në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën