TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liga e Evropës/ Barcelona ndalet nga Galatasaray, Atalanta fiton me përmbysje

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Liga e Evropës/ Barcelona ndalet nga Galatasaray, Atalanta fiton me përmbysje

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Europa league në përballjen me Galatasarayn. Edhe pse të besuarit e Xavit ishin dominues ndaj skuadrës turke, nuk ia dolën që të gjenin rrugën e rrjetës, pavarësisht se luanin në Camp Nou. Në pjesën e dytë De Jong arriti t’i afrohej golit, por ishte pa fat, pasi topi u ndal nga shtylla. Pak minuta më vonë ishte Galatasaray që surprizoi, por anësori sinjalizoi një pozicion të parregullt, duke lënë në fuqi barazimin pa gola, që zhvendos fatin e kualifikimit në Turqi, pas një jave.

Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme për kualifikimin për në raundin tjetër, teksa mundi në shtëpi Bayer Leverkusen me rezultatin 3-2. Gjermanët befasuan në Bergamo, duke shënuar që në të 11-ën, me anë të Charles Aranguiz, megjithatë të besuarit e Gasperinit përmbysën gjithçka në pjesën e parë, Malinovskiy dhe Muriel, të cilët shënuan dy herë në harkun kohor të dy minutave në të 23-ën dhe në minutën e 25-të. Pjesa e dytë nisi sërish me gol për italianët me Muriel që realizoi në minutën e 49’, i cili shënoi dhe golin e dytë personal. Leverkusen nuk u dorëzua dhe arriti që të ngushtonte shifrat pas rreth një ore lojë me Moussa Diaby, që realizoi në minutën e 63.

Crvena Zvezda nuk arriti që të merrte një rezultat pozitiv në takimin e parë në Skoci ndaj Rangers, që u mbyll me rezultatin 3-0. Goli i Tavernier me 11-metërsh në minutën e 11’ dhe realizimi i Morelos në harkun kohor të katër minutave, i bënë gjërat më të thjeshta për vendasit. Të pafat ishin vendasit me Katain që në minutën e 24’ kishte mundësinë për të ngushtuar diferencën, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë solli dhe golin e tretë për Rangers që shënoi me anë të Balogun në minutën e 51’.

Fitore të rëndësishme arriti dhe Braga ndaj Monacos, e cila triumfoi me rezultatin 2-0. Goli i Abel Ruizi që në minutën e 3’ i dha avantazhin e kësaj sfide portugezëve. Ndeshja vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 89’, kur Oliveira do t’i dhuronte golin e dytë vendasve dhe në të njëjtën kohë ua bën më të lehtë punën për sfidën e pas një jave vendasve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Maran debuton nesër me Shqipërinë: “Më emocionon

Maran debuton nesër me Shqipërinë: “Më emocionon

Skocezi Walsh, gjyqtari kryesor i ndeshjes Austri – Kosovë

Skocezi Walsh, gjyqtari kryesor i ndeshjes Austri – Kosovë

​Nën drejtimin e Maranit, Shqipëria kërkon sonte fitoren ndaj Bjellorusisë

​Nën drejtimin e Maranit, Shqipëria kërkon sonte fitoren ndaj Bjellorusisë

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj përkujton masakrën e Abrisë së Epërme: Lavdi e përjetshme martirëve

Gërmime në Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës

20-vjeçari plagos veten me armë në Ferizaj, dyshohet se iu shkrep gjatë rrëzimit

Motoristët veteranë të UÇK-së nisen nga Vërmica drejt Prishtinës

Motoristët veteranë të UÇK-së nisen nga Vërmica drejt Prishtinës

​Operacioni në Tiranë dhe Shkodër, goditet grupi i trafikut të drogës

​Operacioni në Tiranë dhe Shkodër, goditet grupi i trafikut të drogës

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Vdes 19-vjeçari pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit në Prishtinë: Le të bashkohemi kundër padrejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën