TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Roma mes vuajtjesh mposht Vitessen, Feynoordi “shkërrmoç” Partizanin, kualifikimin e prek edhe Slavia

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Roma mes vuajtjesh mposht Vitessen, Feynoordi “shkërrmoç” Partizanin, kualifikimin e prek edhe Slavia

Roma vuan jo pak në transfertën ndaj Vitesse Arnhem në Holandë, megjithatë ia del të fitojë me rezultatin minimal 0-1 dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Vendasit e nisën vrullshëm dhe iu afruan golit në të paktën 4-5 raste gjatë 30 minutave të para, por nuk u treguan të saktë para portës së Rui Patricios.

Nga ana tjetër verdhekuqtë gjetën golin në shtesën e pjesës së parë me anë të portugezit Oliveira, i cili në pjesën e dytë u bë protagonist negativ, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe lënë Romën me një lojtar më pak për më shumë se 10 minuta.

Gjithsesi të besuarit e Jose Mourinhos ia dolën të rezistojnë dhe të marrin fitoren, që do ta bëjë edhe më të lehtë sfidën e kthimit në “Olimpico” javën e ardhshme.

Hedh një hap të sigurt drejt kalimit në turin tjetër edhe Feyenoordi, që triumfoi me rezultatin 2-5 në transfertën ndaj serbëve të Partizanit të Beogradit. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por nuk ia dolën ta ruajnë, teksa në pjesën e dytë holandezët ishin të papërmbajtshëm, duke shënuar 4 herë dhe bërë që sfida e radhës në Roterdam të kthehet në një ndeshje përgatitore.

Fitore të thellë morën edhe çekët e Slavias së Pragës, që triumfuan me shifrat 4-1 ndaj austriakëve të Lask Linz dhe tashmë e shohin veten me një këmbë në fazën çerekfinale. Sor shënoi dy herë në pjesën e parë për Slavian, ndërsa më pas ishin ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olayinka dhe Traore, që kompletuan suksesin.

Një gol i Jasmin Kurtic i dha fitoren Paokut të Selanikut në sfidën ndaj Gentit, megjithatë kualifikimi mbetet tërësisht i hapur dhe do të vendoset vetëm javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Belgjikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Federata turke me njoftim për tifozët, përmend himnet

Federata turke me njoftim për tifozët, përmend himnet

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Turqia ndryshon formacionin ndaj Kosovës

Muriqi flet për ndeshjen me Turqinë

Muriqi flet për ndeshjen me Turqinë

Franca nis gjyqin ndaj 22 të dyshuarve të një rrjeti kriminal masonik në Paris

Franca nis gjyqin ndaj 22 të dyshuarve të një rrjeti kriminal masonik në Paris

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Albulena Haxhiu për procedurën e zgjedhjes së Presidentit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

DnV publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025

Irani mohon negociatat direkte me SHBA-në, e përshkruan propozimin amerikan si “jorealist”

Irani mohon negociatat direkte me SHBA-në, e përshkruan propozimin amerikan si “jorealist”

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano

Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Prokuroria bastis banesën e Shkëlzen Gashit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën