TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden: SHBA-ja është e vetmja që del më e fortë nga krizat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Biden: SHBA-ja është e vetmja që del më e fortë nga krizat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përshëndeti rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane dhe krijimin e, siç tha, 12 milionë vendeve të reja të punës.

Në një fjalim drejtuar kombit, Biden tha se SHBA-ja është vendi i vetëm në botë që del “më i fortë” nga krizat.

“Sot, [pandemia] COVID-19 nuk e kontrollon më jetën tonë. Dy vjet më parë, demokracia jonë është përballur me kërcënimin më të madh që nga lufta civile. Sot, edhe pse nën sulm, demokracia jonë mbetet e palëkundur dhe e pathyeshme”, tha ai.

Presidenti amerikan tha se, në dy vjetët e fundit, administrata e tij ka arritur “të krijojë një rekord prej 12 milionë vendesh të reja pune”. Këtë, sipas tij, nuk e ka arritur asnjë president tjetër as brenda mandatit katërvjeçar.

“Plani im ekonomik ka të bëjë me investimet në vende dhe njerëz që janë harruar. Mes trazirave ekonomike të katër dekadave të fundit, shumë njerëz janë lënë pas ose janë trajtuar si të padukshëm”, tha Biden.

“Ne po ndërtojmë një ekonomi ku askush nuk mbetet prapa”.

“Biznesi po kthehet. Krenaria po kthehet për shkak të zgjedhjeve që kemi bërë gjatë viteve të fundit”, tha ai.

Presidenti paralajmëroi futjen e një standardi të ri në ekonominë amerikane, që kërkon që të gjitha materialet e ndërtimit, të përdorura në projektet federale të infrastrukturës, të prodhohen në SHBA.

“Druri, qelqi, gipsi, kabllot me fibra optike… rrugët dhe urat amerikane do të bëhen gjithashtu nga produktet amerikane”, tha Biden përpara Kongresit të ndarë – në Dhomën e Përfaqësuesve që udhëhiqet nga republikanët dhe në Senatin e udhëhequr nga demokratët.

“Për miqtë e mi republikanë: nëse kemi mundur të punojmë së bashku në Kongresin e fundit, nuk ka asnjë arsye që nuk mund të punojmë së bashku në këtë Kongres të ri”, tha Biden gjatë fjalimit të tij 72-minutësh.

Republikanët e kanë akuzuar Qeverinë e tij se është më e preokupuar me “fantazitë” sesa me “realitetet e vështira me të cilat përballen amerikanët”.

Duke u ndalur te politika e jashtme, Biden tha se SHBA-ja është unanime në mbështetjen për Ukrainën – e cila ndodhet nën pushtimin rus – dhe se do të vazhdojë ta mbështesë atë “për aq kohë sa duhet”.

Biden tha se Qeveria e tij e bashkoi NATO-n, ndërtoi një koalicion global dhe u ngrit kundër agresionit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë ofruar miliarda dollarë ndihma ushtarake – përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore – për të forcuar ushtrinë ukrainase.

Biden kujtoi se fjalimi i tij para ligjvënësve amerikanë, vitin e kaluar, është bërë vetëm disa ditë pasi Putin ka nisur “sulmin brutal kundër Ukrainës”. Sipas tij, ky ka qenë edhe një test për botën.

“A do t’i mbështesim ne parimet më themelore? A do ta mbështesim sovranitetin? A do ta mbështesim të drejtën e njerëzve për të jetuar të lirë nga tirania? A do të ngrihemi për mbrojtjen e demokracisë?”, tha Biden.

Putin e ka kritikuar ndihmën e Perëndimit për Ukrainën, duke e konsideruar si kërcënim kundër Rusisë, dhe ka thënë se Rusia do të mbizotërojë në Ukrainë.

Biden i kushtoi një pjesë të fjalimit edhe incidentit të javës së kaluar, kur një balonë e dyshuar spiunimi nga Kina ka kaluar territorin e SHBA-së, përpara se ushtria amerikane ta rrëzonte atë në brigjet e Karolinës së Jugut.

Biden tha se është i përkushtuar për të punuar me Kinën – konkurrenten kryesore të Amerikës – por shtoi:

“Mos u mashtroni – siç edhe e kemi bërë të qartë javën e kaluar – nëse Kina kërcënon sovranitetin tonë, ne do të veprojmë për ta mbrojtur vendin tonë. Këtë e kemi bërë”.

Disa republikanë e kanë kritikuar Bidenin që nuk ka urdhëruar rrëzimin e balonës më herët.

Biden tha se administrata e tij e ka ndryshuar narrativën se “Republika Popullore e Kinës po rrit fuqinë e saj” dhe se “Amerika po dështon në botë”.

“Jo më. E kemi bërë të qartë dhe e kam bërë të qartë në bisedat e mia personale, që kanë qenë të shumta me presidentin [kinez] Xi [Jinping], se ne kërkojmë konkurrencë, jo konflikt”, tha Biden.

Gjatë fjalimit, ai nuk e përmendi Iranin apo Afganistanin. Republikanët i kanë kritikuar politikat e administratës së tij në drejtim të ringjalljes së një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin, si dhe atë që ata e kanë cilësuar si “tërheqje të gabuar” nga Afganistani./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vula Ceci: Duhet ngrirje e fondeve të BE-së për Serbinë – besimi ndaj Vuçiqit është i humbur

Vula Ceci: Duhet ngrirje e fondeve të BE-së për Serbinë – besimi ndaj Vuçiqit është i humbur

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se Izraeli dhe Libani do të hyjnë në një armëpushim dhjetëditor

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë

Kërkohet paraburgim për policin në Shtërpcë, dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, deputeti Gashi kërkon Bashës ndërhyrje urgjente

Rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, deputeti Gashi kërkon Bashës ndërhyrje urgjente

Gërvalla: Projektligji për Byronë merret me zyrtarët publikë, jo me qytetarët

Gërvalla: Projektligji për Byronë merret me zyrtarët publikë, jo me qytetarët

Maqedonci pas takimit me homologun shqiptar: Diskutuam bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

Maqedonci pas takimit me homologun shqiptar: Diskutuam bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën