TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse keni më shumë ftohtë me kalimin e moshës?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pse keni më shumë ftohtë me kalimin e moshës?

Në moshë të re, një xhakete e lehtë në fund të dimrit, mjaftonte për të të mbajtur ngrohtë dhe komod. Por me kalimin e moshës kjo gjë mund të ndryshojë, dhe ju mund ta gjeni veten duke e rritur nxehtësinë në shtëpinë tuaj dhe duke u veshur me pulovra shtesë për të qëndruar ngrohtë.

Temperatura e trupit tuaj bëhet më e ftohtë me kalimin e moshës. Dhe kështu rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit shpesh është vetëm një fazë tjetër normale e procesit të plakjes. Por ndonjëherë mund të sinjalizojë edhe një problem më serioz shëndetësor.

Qarkullimi i gjakut ngadalësohet

Me kalimin e moshës, enët e gjakut bëhen më pak fleksibël dhe nuk mund të funksionojnë në mënyrë optimale. Ato nuk mund t’a qarkullojnë gjakun si më parë, prandaj trupi e ka më të vështirë të ruajë nxehtësinë. Në veçanti, duart dhe këmbët e ftohta, mund të tregojnë se keni një problem të qarkullimit të gjakut.

Lëkura bëhet më e hollë

Kur mendoni për plakjen dhe lëkurën tuaj, me shumë mundësi ju vijnë në mendje rrudhat. Por ndodh që ndërsa plakemi, shtresat më të thella të lëkurës hollohen, duke e bërë më të vështirë që trupi të ruajë nxehtësinë.

Metabolizmi ngadalësohet

Sipas studiuesëve, deri në moshën 50 vjeç, numri i kalorive që trupi juaj djeg gjatë pushimit ulet me 30%. Edhe pse zakonisht një metabolizëm të ngadalësuar e lidhim me shtimin në peshë, ai gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si trupi juaj rregullon temperaturën. Kjo për shkak se metabolizmi është përgjegjës për shumë procese kimike që mbajnë trupin tuaj funksional.

Kur shkalla juaj metabolike bie, këto procese do të ndikohen, duke çuanr në një ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit. Për shembull, ndërsa metabolizmi ngadalësohet, enët e gjakut mund të ngushtohen më ngadalë për të ruajtur nxehtësinë e trupit në temperatura të ftohta.

Keni një problem të rëndë shëndetësor

Disa çrregullime të zakonshme tek të moshuarit, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave dhe anemia, mund të pengojnë rrjedhjen e gjakut dhe të ulin temperaturën e trupit. Përveç kësaj, problemet e tiroides si hipotiroidizmi ndikojnë në shkallën tuaj metabolike dhe aftësinë për të rregulluar temperaturën e trupit.

Është një efekt anësor i mjekimit tuaj

Ndërsa rritemi, kemi më shumë gjasa të përballemi me disa probleme shëndetësore që kërkojnë mjekim. Dhe ndonjëherë, barnat që marrim janë arsyeja se përse ndjeni më shumë të ftohtë.

Medikamentet që përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, janë një fajtorët e zakonshëm që mund t’a shkaktojnë këtë ndjesi. Kjo për shkak se këto lloj ilaçesh mund të ulin rrjedhjen e gjakut në duar dhe këmbë.

Këshilla për të qëndruar ngrohtë

Edhe pse mund të mos jeni në gjendje të kontrolloni aftësinë e trupit tuaj për të ruajtur nxehtësinë, mund të provoni këto mënyra për të qëndruar ngrohtë.

Sigurohuni që dritaret të jenë të mirë izoluara, në mënyrë që të ruajnë nxehtësinë.

Vishuni trashë në ditët e ftohta ose qëndroni brenda në shtëpi.

Kur flini vishni pizhame dhe përdorni mbulesa shtesë.

Mbani një peshë të shëndetshme për t’u siguruar që keni mjaftueshëm yndyrë, e cila do të ndihmojnë të qëndroni ngrohtë.

Kufizoni alkoolin, i cili mund t’ju bëjë të humbni nxehtësinë e trupit.

Nëse jashtë është shi, vishni një pallto ose xhaketë të papërshkueshme nga uji dhe ndërroni menjëherë rrobat nëse ato janë lagur.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Ndërsa rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit është një pjesë e zakonshme e procesit të plakjes, merrni në koonsideratë të vizitoheni nëse simptomat tuaja shfaqen papritur ose përkeqësohen, ndjeni të ftohtë kur të tjerët jo ose kur ndjeshmëria juaj ndaj të ftohtit dëmton cilësinë e jetës tuaj. /AgroWeb.org/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Spektakël i papërsëritshëm në Tiranë, Kanye West elektrizoi publikun shqiptar

Spektakël i papërsëritshëm në Tiranë, Kanye West elektrizoi publikun shqiptar

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Kanye West pritet nga Edi Rama

Kanye West pritet nga Edi Rama

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën