TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turqi: Katër të arrestuar për shkak të postimeve “provokuese” për tërmetet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Turqi: Katër të arrestuar për shkak të postimeve “provokuese” për tërmetet

Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona lidhur me postimet “provokuese” në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi juglindjen e Turqisë.

Tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke vrarë mbi 5.000 persona në këto dy shtete dhe duke plagosur mijëra të tjerë.

Për shkak të tërmetit të fuqishëm, që u pasua me dridhje të tjera të fuqishme të tokës, shumë persona kanë mbetur pa strehë e në temperatura të ulëta.

Katër persona u arrestuan pasi zyrtarët policorë zbuluan llogari në rrjetet sociale që kishin shpërndarë “postime provokuese që kishin qëllim të nxisnin frikë dhe panik”, tha policia.

Zyrtarët e rendit në Turqi shtuan se kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me llogaritë në rrjetet sociale, por nuk treguan se çfarë përmbajtje kanë këto postime.

Rrjetet sociale në Turqi janë mbushur me postime të njerëzve që ankohen se ka mungesë të përpjekjeve për kërkim-shpëtim në zonat e tyre, veçanërisht në Hataj.

“Adresa dhe informacionet e lokacionit për qytetarët që kërkojnë ndihmë konstatohen menjëherë dhe bëhet koordinimi”, tha Policia turke.

Autoritetet turke në vitet e fundit kanë shtypur postimet në rrjetet sociale, veçmas ato që i kanë konsideruar se mbështesin “terrorin”. Por, një qasje e tillë ka çuar në akuza se liria e shprehjes është kufizuar. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Trump thotë se SHBA duhet të ndërmarrë një “mision” në Iran për të kapur materialet bërthamore

Trump thotë se SHBA duhet të ndërmarrë një “mision” në Iran për të kapur materialet bërthamore

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Macron thotë se presidenti iranian i ka kërkuar të zhvillojë bisedë me të

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në Vitomiricë të Pejës, një i lënduar pas përplasjes veturë–motoçikletë

80% e diasporës votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

Hapet afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit

​29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

​29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

​27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

​27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

​Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

​Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

E mërkura me diell deri në 27°C

Gaxherri: Albin Kurti ka devijuar rrugën, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garantojmë zgjidhje jo zgjedhje

Gaxherri: Albin Kurti ka devijuar rrugën, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garantojmë zgjidhje jo zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën