TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

 KRU “Prishtina” apel konsumatorëve t’i ruajnë pajisjet pas rënies së temperaturave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
 KRU “Prishtina” apel konsumatorëve t’i ruajnë pajisjet pas rënies së temperaturave

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kenë kujdes në ruajtjen e  tubacioneve dhe ujëmatësve pas rënies së temperaturave.

“Ju paralajmërojmë se, tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit, mund të ngrihen brenda pak orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë. Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm / në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë”, thuhet në njoftimin e kompanisë të publikuar të dielën.

KRU “Prishtina”, ka treguar disa hapa se si të mbrohet pajisjet.

“Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit  ( puseta me ujëmatësin kryesor ) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, poashtu dhe valvolen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve”, thuhet në njoftim.

Poashtu kjo kompani u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në kate përdhes që t’i izolojnë hapësirat banuese për t’iu shmangur ngrirjeve eventuale të pajisjeve të furnizimit me ujë.

“Apelojmë që në katet e përdhesës ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale,  andaj ju lutemi të merrni masa dhe izoloni qe të mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë te konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë”, thuhet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Të paktën 40 të vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj një shkolle vajzash në Iran, sipas mediave shtetërore

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

​Maqedonci: Nuk duhet të eksperimentohet me kandidatin për president

​Maqedonci: Nuk duhet të eksperimentohet me kandidatin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën