TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik

Drejtori i ri i Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave që i janë bërë nga opozita se është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gërvalla ka thënë se është zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent e në garë me kolegë të aftë profesionalë.

Ai po ashtu shtuar se nuk është anëtar i asnjë partie politike.

“Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të TV-RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, skenën muzikore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Ndërkaq, Gërvalla thotë se si drejtor i RTK-së i siguron të gjithë krerët politikë se do të mbajë qëndrim të paanshëm ndaj partive që ndërtojnë demokracinë.

“Si drejtor i zgjedhur i TV-së, unë i siguroj të gjithë krerët politikë se ky institucion, pra Drejtoria nën udhëheqjen time do të respektojë hierarkinë dhe organogramin dhe do të mbajë qëndrim të paanshëm ndaj partive që ndërtojnë demokracinë tonë. Ju mund të kujtoni se na bojkotoni, por ne s’do t’ju bojkotojmë juve. Qytetarët taksapagues që mbajnë gjallë RTK-në i siguroj se RTK do të shërbejë si sytë e veshët tuaj në korridoret e pushtetit. Ndërsa të gjithë punonjësit e RTK-së i siguroj se puna, arritja, sukseset individuale do të vlerësohen mbi baza strikt profesionale. Konsideroj se jemi të punësuar të gjithë në një institucion profesional, secili prej nesh quhet profesionist në lëmi të vet, nga rojet e gjer te drejtori: dhe si të tillë do të vlerësohemi”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur t’i bojkotojë paraqitjet në Radiotelevizionin e Kosovës.

Kjo parti deri te ky vendim ka ardhur pas emërimit të Rilind Gërvallës drejtor të përgjithshëm në këtë medium, pas pretendimeve se i njëjti është aktivist i partisë në pushtet. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

APK ka dërguar këtë vit 80 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion

​Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë nesër lidhur me ekspozitën e masakrave në Kosovë

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë nesër lidhur me ekspozitën e masakrave në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën