TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Finlanda dhe Suedia të vendosura të hyjnë bashkë në NATO

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
​Finlanda dhe Suedia të vendosura të hyjnë bashkë në NATO

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin dhe homologu i saj suedez Ulf Kristersson deklaruan të enjten se siguria e dy shteteve baltike është e ndërlidhur dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të finalizuar bashkarisht procesin e aplikimit për anëtarësim në NATO.

“Jemi duke punuar së bashku. Kemi qenë në kontakt të ngushtë çdo ditë për këtë çështje. Sigurisht, ne duam që Türkiye dhe Hungaria të miratojnë kërkesën tonë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeministrja finlandeze Marin në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin suedez Kristersson në Stokholm.

Gjatë takimit, liderët e dy vendeve diskutuan edhe për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Marin inkurajoi ukrainasit që të kenë besim në veten e tyre, duke shtuar se ajo do ta ndihmojë vendin në rrugën për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian (BE).

Ajo shtoi se siguria e Finlandës dhe Suedisë është e ndërlidhur për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të rendit të sigurisë në Evropë.

“Në interes të të gjithë aleancës është që të bashkohemi me NATO-n. Diskutuam shqetësimet e shprehura nga Türikye, siç u dakorduam në Madrid. Shpresojmë që të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta miratojnë së shpejti kërkesën tonë dhe besojmë se Finlanda dhe Suedia do të jenë aleatë në samitin në Vilnius”, tha Marin duke iu referuar samitit të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s në korrik të këtij viti.

Ajo iu referua edhe respektimit të çështjeve fetare në Finlandë, duke theksuar se aty është e ndaluar me ligj djegia e librave të shenjtë.

“Nuk lejojmë djegien e Kuranit apo të Biblës. Duam të mbrojmë lirinë e njerëzve që të besojnë në çka duan. Në Finlandë ka edhe disa ligje për ndezjen e zjarrit në vende publike. Nuk mund të digjni jo Kuranin por edhe karrigen tuaj në vend publik. Mos e bëni këtë në Finlandë”, tha Marin.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse pranimi i Suedisë në NATO do të zgjaste më shumë, Marin tha: “Suedia gjithashtu i plotëson kushtet për t’u bërë anëtare e NATO-s. Nuk më pëlqen kjo atmosferë në të cilën Suedia paraqitet si problematike”.

Kristersson tha se Suedia ka marrëdhënie të ngushta me Finlandën, duke shtuar se ata kanë hyrë së bashku në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe se vazhdojnë ta bëjnë këtë së bashku.

“Në seancën e sotme qeveritare në mëngjes, zyrtarizuam projektligjin për luftën kundër terrorizmit. Projektligji do të dërgohet në parlament në mars dhe do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Ky është një gur themeli në angazhimin afatgjatë të Suedisë për luftën kundër terrorizmit”, tha Kristersson.

Duke iu referuar tensioneve të fundit me Türkiye-n dhe provokimeve në Suedi që lejuan djegien e librit të shenjtë – Kuranit, Kristersson tha se e kuptonte dhe ndante zhgënjimin e shkaktuar nga këto veprime.

“Mesazhi im për të gjithë suedezët është shumë i thjeshtë: Le ta qetësojmë situatën dhe të fokusohemi në atë që është me të vërtetë e rëndësishme, që është forcimi i sigurisë kombëtare si anëtarë të plotë të NATO-s”, tha kryeministri suedez.

Ai premtoi se Suedia do të përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes trepalëshe që nënshkroi me Finlandën dhe Türkiye-n në qershor të vitit të kaluar për forcimin e luftës kundër terrorizmit dhe për forcimin e bashkëpunimit, në mënyrë që Ankaraja përfundimisht të ratifikojë pranimin e tyre në aleancë. /AA/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, ministri Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, prania shqiptare në Bujanoc i shërben interesit kombëtar

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, ministri Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, prania shqiptare në Bujanoc i shërben interesit kombëtar

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

​Vala e të nxehtit, IKShPK: Kujdes për të moshuarit, mos i lini fëmijët vetëm në veturë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën