TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja përfshihet nga stuhi vdekjeprurëse dimri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA-ja përfshihet nga stuhi vdekjeprurëse dimri

Një stuhi e acartë ka lënë të paktën tetë persona të vdekur në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka lënë mbi 500,000 njerëz pa energji elektrike në Teksas, Arkansas, Tenesi dhe Misisipi.

Stuhia ka detyruar linjat ajrore amerikane të anulojnë mijëra fluturime, me mbi 700 anulime vetëm të enjten, duke prekur më së shumti aeroportet në Dallas dhe Austin.

Ekuipazhet e urgjencës në Teksas i janë përgjigjur qindra thirrjeve për përplasje të makinave, disa prej të cilave kanë qenë fatale. Departamentet lokale të policisë u kanë kërkuar shoferëve të ngasin me kujdes në rrugët e akullta.

Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se udhëtimi rrugor mbetet i rrezikshëm në rajonin nga Teksasi në Tenesi dhe se dëmtimi i pemëve dhe ndërprerjet e mëtejshme të energjisë janë të mundshme përpara se akulli të fillojë të shkrihet.

Një stuhi dimri pritet të godasë edhe verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhia e ftohtë mund të shkaktojë ngrirje në vetëm dhjetë minuta.

Banorët nga Pensilvania në Maine janë këshilluar të kufizojnë kohën e tyre jashtë shtëpive, nga e premtja deri të shtunën.

Bostoni është nën një emergjencë të të ftohtit dhe banorëve u është kërkuar të marrin masa paraprake.

Qytetet e mëdha si qyteti i Nju Jorkut pritet të përjetojnë temperatura të ulëta deri të shtunën, por parashikohet të rimëkëmben deri në fundjavë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestimi i Vlora Hysenit, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i Vlora Hysenit, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri izraelit bën thirrje për luftë në Bregun Perëndimor: Të bëjmë atje atë që bëmë në Gaza

Ministri izraelit bën thirrje për luftë në Bregun Perëndimor: Të bëjmë atje atë që bëmë në Gaza

Kongresisti amerikan shkruan për takimin me Kurtin: Vazhdojmë të jemi partnerë të Kosovës

Kongresisti amerikan shkruan për takimin me Kurtin: Vazhdojmë të jemi partnerë të Kosovës

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Presidentja e Komisionit Evropian të enjten në Kosovë

Kurti në mëngjes ishte në Kuvend, nuk flet për takimin e mbrëmshëm me Hamzën

Kurti në mëngjes ishte në Kuvend, nuk flet për takimin e mbrëmshëm me Hamzën

Arrestimi i Vlora Hysenit, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i Vlora Hysenit, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Dërgohet në QKUK pasi u sulmua fizikisht, i dyshuari arrestohet

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Një grua raportohet e zhdukur në Ferizaj, rasti në hetime

Tri pikë pas dy ndeshjeve, Kosova tani drejt dy sfidave vendimtare

Tri pikë pas dy ndeshjeve, Kosova tani drejt dy sfidave vendimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën