TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Dënim i madh dhe i padrejtë për Gucatin e Haradinaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Dënim i madh dhe i padrejtë për Gucatin e Haradinaj

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se dënimi i ish-krerëve të OVL- UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë është i pa drejtë, por siç tha ai, Kosova tashmë duhet ta kaloj këtë sfidë.

Haradinaj tha se ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate dhe se do të jetë përjetësisht.

“Tash djemtë më të mirë po sillen para drejtësisë, një pjesë e madhe bile. Sot e përdora një shprehje në një rast një gazetare shumë e mirënjohur në Serbi natyrisht një kundërshtare e Vuçiqit, i tha se qysh po thu që ti nuk e njeh Kosovën e në të njëjtën kohë Gjykata Speciale është e themeluar prej Kosovës, i thotë po e pse ju Serbia të gjitha materialet ia dorëzoni kësaj Gjykate. Ajo ishte një gazetare serbe pra.  Sa i Përket Gjykatës Speciale në këtë raport Kosova po bashkëpunon shumë mirë me Serbinë sepse të gjitha dosjet po shkojnë prej Serbisë në Hagë kundër krerëve të UÇK-së”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për gjendjen shëndetësore të ish-krerëve të OVL–UÇK-së dhe familjarëve të tyre, për të cilët tha se janë të traumatizuar prej këtij rasti.

“Për këtë të veteranëve nëse po flasim pa dashtë me e komentu sitiuatën e çka ka ndodhë denimi ka qenë shumë i madh dhe i padrejtë. Plus statusi jetësor edhe i Gucatit edhe i Nasimit, fatkeqësisht me shumë probleme me shumë kriza. Nasimi për shembull e ka situatën tepër të komplikime, Agroni (vëllai i Nasimit) është në gjendje tepër kritike për shkak të një sëmundje shumë të rëndë. Bashkëshortja e Nasimit po ashtu ka pasë një ndërhyrje kirurgjike për shkak të kancerit. Familjarisht domethënë janë traumatizu prej këtyre situatave. Ndërsa Gucatin e dimë që e ka gjendjen shëndetësore të rëndë e të nxjerrin një dënim kaq kapital, se dënimi maksimal ishte nëse nuk gaboj pesë vite apo gjashtë vite nuk jam i saktë, është e pa drejtë, por sido që të jetë këtë sfidë duhet me e kalu Kosova “, tha Haradinaj.

I ftuar në emisionin “InfoNata”, Haradinaj theksoi se Gjykata Speciale është njëetnikedhe është kundër interesave të Kosovës, sepse sipas tij, kjo Gjykatë dënon ata të cilët luftuar për liri dhe drejtësi e në anën tjetër nuk dënohet asnjë kriminel lufte që ka kryer krime në Kosovë.

“Kjo gjyatë i akuzon ose i sjellë para drejtësisë njerëzit që e kanë bërë lirinë, njerëzit që e kanë shpallë pavarësinë, njerëzit që kanë qenë partner kryesor të NATO-s, njerëzit që janë përballur direkt me regjimin e Millosheviqit, e sot ata janë kriminel të luftës potencial me një akuzë tepër të ulët”, shtoi ai./teve1.info./

Tags: daut haradinajGjykata SpecialeUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën