TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE me rezolutë kundër eksportit të armëve nga Serbia në Mianmar: Do të jeni përgjegjës për krimet

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
BE me rezolutë kundër eksportit të armëve nga Serbia në Mianmar: Do të jeni përgjegjës për krimet

Në projekt-rezolutën, thuhet se Parlamenti Evropian në shumë raste ka shprehur dënimin e tij për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet sistematike dhe të përhapura ndaj popullatës Rohingya në Birmani.

Përveç kësaj, PE kritikon faktin se shumica e figurave ushtarake, të cilët mbikëqyrën sulmet, mbetën në pozitat e tyre dhe faktin që qeveria në Birmani refuzoi të bashkëpunonte me mekanizmat e OKB-së.

Teksti i Rezolutës dënon veçanërisht Serbinë për eksportimin e raketave dhe artilerisë në ushtrinë në Birmani. Së bashku me Serbinë, në rezolutën e PE-së përmenden edhe Kina dhe Rusia.

“PE dënon fuqishëm furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për Tatmadau (ushtria e Birmanisë) nga Kina, Rusia dhe Serbia. Theksojmë se shtetet si Kina, Rusia dhe Serbia, të cilat furnizojnë me armë juntën e Birmanisë, janë drejtpërdrejt përgjegjës për krimet e kryera me këto armë”, thuhet në tekst.

Në dokument thuhet se Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e diskutoi projekt-rezolutën për Birmaniin dhe u bën thirrje vendeve anëtare të rrisin presionin ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të arrihet uniteti në miratimin e sanksioneve, të cilat do të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirja e pronave të udhëheqjes së juntës dhe përfaqësuesve ushtarakë, si dhe futja e një embargoje gjithëpërfshirëse globale të armëve ndaj Birmaniit.

Kjo, siç thuhet në Rezolutë, do të nënkuptonte pezullimin e çdo dërgese, shitjeje ose transferimi të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të armëve dhe sendeve me përdorim të dyfishtë, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe të sigurisë.

Në dokument, PE u bëri thirrje vendeve anëtare dhe vendeve të asociuara të mbështesin embargon për prokurimin, shitjen dhe transferimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, duke përfshirë tranzitin, dërgimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera, dhe theksoi nevojën për hetim të mëtejshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për krime.

Më 1 shkurt 2021, ushtria e Birmani organizoi një grusht shteti dhe arrestoi udhëheqësen e atëhershme, Aung San Suu Kyi. Ajo akuzohet për korrupsion, rebelim dhe mashtrim zgjedhor dhe së fundmi është dënuar me katër vjet burg.

Pikërisht kjo është arsyeja që deputetëve të Parlamentit Evropian nesër do t’i prezantohet një projekt-rezolutë, përmbajtja e së cilës, siç mësohet është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare.

Në pjesën hyrëse të Rezolutës thuhet se PE dënon ashpër sundimin e dhunshëm dhe të paligjshëm të juntës ushtarake në Birmani, e cila, siç thuhet, po përpiqet të ndryshojë përkushtimin e fortë të popullit të Birmaniit ndaj demokracisë./KSP

Tags: BEBirmaniSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita përmbyllëse e Konferencës së Mynihut do të fokusohet në rolin e Evropës në rendin global

Dita përmbyllëse e Konferencës së Mynihut do të fokusohet në rolin e Evropës në rendin global

11 persona të plagosur pas bastisjes së një universiteti në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite

Ushtria izraelite do të zhvillojë stërvitje ushtarake pranë Jerusalemit Lindor të pushtuar

Dritat e Ramazanit ndriçojnë sërish Londrën, duke u rikthyer për të katërtin vit radhazi

Dritat e Ramazanit ndriçojnë sërish Londrën, duke u rikthyer për të katërtin vit radhazi

Izraeli vret 9 palestinezë në Gaza brenda 24 orëve, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Izraeli vret 9 palestinezë në Gaza brenda 24 orëve, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

​Bosch kritikon ZPS-në: Nuk ka prova për dënimin e Thaçit dhe të tjerët

​Bosch kritikon ZPS-në: Nuk ka prova për dënimin e Thaçit dhe të tjerët

Pasagjeri kundërshton shqiptimin e gjobës dhe sulmon policët, ata e arrestojnë

Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Trafiku Urban pa pagesë për protestën e 17 shkurtit në Prishtinë

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

​Shitësit ilegalë largohen nga tregu i automjeteve

​Shitësit ilegalë largohen nga tregu i automjeteve

Hapet konkursi për 56 zjarrfikës të rinj, kërkohet përmirësim i kushteve të zjarrfikësve

Zjarr në një objekt në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që nga koha e NATO-s

Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që nga koha e NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën