Të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një femër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/