TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dënime të rënda personave që ndihmuan Kujtim Fejzulain për sulmin terrorist në Vjenë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dënime të rënda personave që ndihmuan Kujtim Fejzulain për sulmin terrorist në Vjenë

Një gjykatë në Vjenë dha të enjten dënime të rënda, përfshirë burgim të përjetshëm, për katër nga gjashtë burrat e akuzuar se ndihmuan një xhihadist të përgatiste një sulm vdekjeprurës me armë zjarri në vitin 2020 në Vjenë.

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga policia brenda disa minutave pasi hapi zjarr, vrau katër persona më 2 nëntor 2020, duke gjuajtur me breshëri plumbash turmat teksa ishin ulur në tarracat e bareve dhe restoranteve në qendër të Vjenës. Më shumë se 20 persona u plagosën.

Ndërkohë që policia tha se personi i armatosur, Kujtim Fejzulai, i cili kishte shtetësi austriake dhe të Maqedonisë së Veriut, e kreu sulmin i vetëm, gjashtë të pandehurit u akuzuan se kishin ofruar ndihmë paraprakisht, shkruan Reuters.

Shumica mbështetën militantët e Shtetit Islamik, ashtu si edhe Fejzulai, por mohuan të dinin se çfarë po planifikonte.

Gjykata dënoi dy nga gjashtë, duke përfshirë njeriun që i shiti Fejzulait pushkën e sulmit që përdori në sulm dhe municionet, me burgim të përjetshëm për shkak të ndihmës në vrasje.

Dy të tjerë u dënuan me 20 dhe 19 vjet, tha gjykata në një deklaratë.

Ndërsa dy të tjerët u shpallën fajtorë si anëtarë të një organizate terroriste, por u liruan nga akuzat për ndihmë në vrasje dhe u dënuan me dy vjet burg të pezulluar pjesërisht.

Nga gjashtë burrat e moshës 22 deri në 32 vjeç, pesë u dënuan si anëtarë të një organizate terroriste. Vetëm i pandehuri, i identifikuar si 32-vjeçari Adam M, i cili i kishte shitur automatikun, nuk u dënua.

I pandehuri i dytë i dënuar me burgim të përjetshëm ishte Heydayatollah Z, 28 vjeç, i cili jetoi me sulmuesin për javë të tëra para sulmit. Ai u zbulua se kishte inkurajuar Fejzulain dhe kishte ndihmuar në përgatitjen e armëve dhe municioneve – teksa atij iu gjetën edhe gjurmët e ADN-së.

Dy të cilëve iu dhanë dënime më të lehta përfshinin Arijanit F, një kosovar 22-vjeçar që e çoi sulmuesin në Sllovaki në një përpjekje të dështuar për të blerë municion. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dridhje toke në Korçë, 12 tërmete brenda 48 orëve në Shqipëri

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën