TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri ukrainas thotë se Rusia po planifikon ofensivë më 24 shkurt

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ministri ukrainas thotë se Rusia po planifikon ofensivë më 24 shkurt

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha se Rusia po përgatit një ofensivë të madhe dhe paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt.

Ai tha se Moska kishte grumbulluar mijëra trupa dhe se mund të “provojë diçka” për të shënuar përvjetorin e pushtimit, që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë bërë të ditur se do të dërgojnë tanket Abrams, respektivisht Leopard, në Ukrainë.

Ukraina ka thënë se këto tanke do t’i ndihmojnë që të përballet me ndonjë ofensivë potenciale të Rusisë në pranverë.

Zelensky ka thënë se shtetit të tij do t’i duhen të paktën 300 tanke Leopard për të mposhtur Rusinë.

Shumë shtete evropiane kanë tanke Leopard 2 në inventarët e tyre, dhe vendimi gjerman nënkupton se disa shtete mund të bëjnë dërgesa në Ukrainë.

Gjermania shpreson se rreth 90 tanke të tilla do të dërgohen në fushëbetejë.

Polonia dëshiron të eksportojë 14 tanke Leopard 2, ndërsa Norvegjia ende nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i parë anëtar i NATO-s që është zotuar për dërgim të tankeve moderne në Ukrainë.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se do dërgojë në Ukrainë 14 tanke Challenger 2 – modelin më modern të tankeve në ushtrinë britanike.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërthim në veri të Izraelit, rreth 20 persona të plagosur

Shpërthim në veri të Izraelit, rreth 20 persona të plagosur

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në disa fusha

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në disa fusha

Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi

Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi

Greva mbarëkombëtare në Belgjikë paralizon transportin dhe shërbimet publike

Greva mbarëkombëtare në Belgjikë paralizon transportin dhe shërbimet publike

Të tronditur nga vrasja në Pogragjë, të afërmit thonë se nuk i dinë motivet

“68 fishekë, 4 gëzhoja, 3 armë pa leje” – çka u gjet në shtëpinë ku babai dyshohet se e vrau të birin

“Pasha zotin as prekë me dorë se kam po vetë u ra”, dëgjohen dëshmitarët në rastin ndaj Endrit Nikës

“Pasha zotin as prekë me dorë se kam po vetë u ra”, dëgjohen dëshmitarët në rastin ndaj Endrit Nikës

A po rritet numri i vrasjeve në Kosovë krahasuar me rajonin? Flet kriminologia Dita Makasqi

A po rritet numri i vrasjeve në Kosovë krahasuar me rajonin? Flet kriminologia Dita Makasqi

​Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik

​Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Supremja rrëzon kërkesën e Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

​Rama thërret Prokurorinë të reagojë: Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

Çollaku: Radoiçiqi vazhdon të jetë i afërt me Vuçiqin, BE-ja nuk po ushtron trysni ndaj Serbisë

Çollaku: Radoiçiqi vazhdon të jetë i afërt me Vuçiqin, BE-ja nuk po ushtron trysni ndaj Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën