TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Demhasaj: Ministria të sqarojë pse refuzoi projektin e gazit, me të do të ndërtoheshin edhe ngrohtore të reja

Projekti për sjelljen e gazit në Kosovë për ta përdorur si burim të energjisë, e që është refuzuar nga Qeveria, po shihet si veprim jo i mirë nga shoqëria civile.

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Demhasaj: Ministria të sqarojë pse refuzoi projektin e gazit, me të do të ndërtoheshin edhe ngrohtore të reja

Arton Demhasaj, drejtor i Organizatës Çohu ka thënë se ky projekt tashmë mund të konsiderohet i mbyllur.

“Fakti që ne i kemi thënë jo këtij projekti por i kemi përdor fondet e MCC për bateri, mund të konsiderohet se ky është projekt i mbyllur. Edhe nëse i referohemi Strategjisë Energjetike edhe ajo nuk e përfshin këtë projekt dhe ky mund të konsiderohet projekt i mbyllur”, ka thënë Demhasaj.

Sipas tij financimi i këtij projekti do të ishte gjysma nga MCC e gjysma nga Qeveria.

“Është projekt që ka ardhë përmes MCC-së që është mundu ta përfshijë edhe Kosovën në këtë proces të gazifikimit ku një pjesë të madhe të fondeve edhe për shpërndarjen ka qenë e mbulume nga MCC 50 % e shumës, e 50 % i ka taku Qeverisë që të investojë në mënyrë që ne të bëhemi pjesë e këtij projekti të gazifikimi ndërkombëtar”.

Demhasaj ka shtuar se projekti i baterive është i mirë mirëpo Kosova ka nevojë për burime të energjisë.

“Bateritë janë shumë të nevojshme për shkak të balancit të përdorimit të energjisë natën me ditën, por Kosova ka probleme me siguru burime të energjisë elektrike, pra ne e shohim që në bazë të kapaciteteve momentale që i kemi, me dy termocentrale Kosovën A dhe Kosovën B e kemi të pamundshme me i mbulu nevojat sidomos në sezonin e fund-vjeshtës deri në pranverë, e kemi shumë problem për me i mbulu kërkesat e qytetarëve. Prandaj detyrohemi me ble në treg, ne i kemi pa sidomos në dy vitet e fundit çfarë çmime janë”, ka thënë ai në Ditari në Tëvë 1.

“Prandaj mendoj se Qeveria është dashur të angazhohet më tepër se si të sigurojë burime të reja të energjisë elektrike, që të shkojmë kah efiçienca sa më shumë, por ideja është që të kemi qëndrueshmëri energjetike se ajo po konsiderohet tash për tash prej elementeve kryesore të sigurisë kombëtare të një vendi”, ka thënë Demhasaj.

Demhasaj ka thënë se projekti i gazifikimit përfshinte edhe ndërtimin e ngrohtoreve të reja që do ta zgjidhnin shumë problemin e ngrohjes.

“Një mundësi ka qenë kjo e gazifikimit, nuk ka qenë mundësia vetëm që përmes këtij projekti të ndërtohet një termocentral i ri që të prodhonte energji elektrike nga gazi, por të ndërtoheshin edhe 5 ngrohtore të reja, e ndërtimi i tyre do ta reduktonte edhe konsumin e energjisë elektrike me rreth 50 %. Nëse ishin ndërtu ngrohtoret me gaz, shumica e qytetarëve do ta kishin shfrytëzu edhe ngrohjen nga ato ngrohtore”.

“Do të duhej të sqaronte ministria se pse e ka refuzuar këtë projekt. Normalisht që ka mund të ketë pasur telashe të tilla sa i përket çmimeve, por mendoj që ka qenë projekt serioz me u studiu mirë, e ku ka pasë probleme mendoj se do të mund të përmirësoheshin”, ka shtuar Demhasaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën