TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dritë në fund të tunelit: Nga edicioni i ri nis Liga U21

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dritë në fund të tunelit: Nga edicioni i ri nis Liga U21

Duke filluar nga edicioni i ri 2023/24 në futbollin kosovar do t’i nisë garat edhe Liga U21. KE i FFK-së, në mbledhjen e fundit, ka marrë vendim për organizimin e kësaj lige, kurse pjesë e saj do të jenë ekipet e Superligës.

Qëllimi i kësaj lige është që futbollistëve të kësaj moshe, të cilat po hasin vështirësi të gjejnë hapësirë në ekipin e parë, t’u jepet mundësia të qëndrojnë në formë, të zhvillohen dhe t’i tregojnë vlerat e tyre në vazhdimësi, në mënyrë që të përgatiten për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Përvoja e hershme profesionale është çelësi për të pasur sukses në futboll, prandaj edhe ekzistimi i Ligës U21 do të jetë i mirëseardhur për futbollistët nën moshën 21-vjeç, ngase përqindja e minutave të luajtura nga ana e tyre në Superligë është kryesisht e vogël.

Në këtë ligë mund të përfshijnë edhe dy futbollistë deri në moshën U23, të cilët për shkaqe të ndryshme (si rukuperimi nga lëndimet apo rënia e formës) qëndrojnë larg skuadrës së parë. Ndërkaq, të drejtë loje do të kenë edhe lojtarët më të rinj se sa U21, nëse një gjë të tillë e shohin të arsyeshme klubet.

Më herët KE i FFK-së kishte vendosur që nëse klubet janë të interesuara të nisë Liga B (ku do të luanin futbollistët që nuk gjejnë hapësirë të mjaftueshme në ekipet e para), por meqenëse vetëm Ballkani kishte shprehur interesim për atë ligë, ajo nuk arriti të implementohet.

Megjithatë, kësaj radhe Liga U21 është obligative për të gjitha klubet e Superligës dhe si e tillë do të nisë së zbatuari nga edicioni i ri. Prandaj, FFK u kërkon klubeve që sa më herët të fillojnë përgatitjet për organizimin e ekipeve U21, ngase krijimi i kësaj lige edhe sipas ekspertëve të fushës vlerësohet shumë i rëndësishëm për progresin e mëtutjeshëm të cilësisë së Superligës dhe futbollit tonë në përgjithësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Valmir Matoshi le Thunin, transferohet në Austri te Sturm Graz

Valmir Matoshi le Thunin, transferohet në Austri te Sturm Graz

“Taranto 2026”: Vendi i fundit dhe i parafundit për Kosovën në not

“Taranto 2026”: Vendi i fundit dhe i parafundit për Kosovën në not

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Kosova mposht me përmbysje Malin e Zi, në sportin e padelit

Kosova mposht me përmbysje Malin e Zi, në sportin e padelit

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

“Trainkos” thotë se vagonët u dërguan në Serbi, kompania vendore: Riparimi s’mund të bëhej diku tjetër

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guérot

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guérot

Kallas i kërkon Izraelit të ndalojë planin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

Kallas i kërkon Izraelit të ndalojë planin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

“Ditari” 24.08.2026

“Ditari” 24.08.2026

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën