TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Petritsch: Njohja nga Serbia nuk do të jetë e mundur menjëherë, të themelohet Asocacioni

Ish – përfaqësuesi special i BE-së për zgjidhjen e krizës në vitet 98-99, Wolfgang Petritsch vlerëson se plani franko-gjerman nuk nënkutpon marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Petritsch: Njohja nga Serbia nuk do të jetë e mundur menjëherë, të themelohet Asocacioni

Megjithatë, sipas tij ky propozim është një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit, por gjithsesi nuk nënkupton arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, është një propozim dhe do të thotë se ka një ide konkrete se si të dalim nga një situatë që ka zgjatur shumë dhe në të cilin nuk ka asnjë progres, sepse dialogu për një vit e gjysmë apo për dy vitet e fundit shërben vetëm për shuarjen e zjarreve, por nuk arrin të çojë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Tutje Petritsch ka bërë thirrje që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Nga njëra anë, Beogradi dëshiron që Prishtina më në fund të fillojë zbatimin e marrëveshjes për asociacionin. Ai komunitet, ose sido që dikush e quajti, duhet të krijohet, hap pas hapi. Nga ana tjetër, Prishtina dëshiron të shkohet në drejtimin e njohjes dhe kjo nuk do të jetë e mundur menjëherë. Është e rëndësishme që në Beograd të kuptojnë se është e rëndësishme të përmirësohen kushtet e jetesës për serbët në Kosovë”, ka shtuar ai për kosovo online.

Duke folur për mundësitë për kompromis, ai shtoi se “duket se kjo fjalë për Albin Kurtin është e huaj”.

“Kam qenë në takime të ndryshme mes Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit dhe kam pasur përshtypjen se ata e respektojnë njëri-tjetrin në një farë mënyre. Duhet një besim tek tjetri në negociata. Aljbin Kurti është një person tjetër, një person për të cilit, me sa duket, termi “kompromis” është fjalë e huaj. Dhe ai nuk është i vetmi në rajon. Nuk ka kulturë kompromisi në rajon, sepse konsiderohet se kompromisi është diçka e humbur, e cila nuk është e vërtetë”, ka vlerësuar ai. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën