TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulm i armatosur në Jerusalemin Lindor, pesë të vdekur

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Sulm i armatosur në Jerusalemin Lindor, pesë të vdekur

Pesë persona u vranë dhe pesë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr pranë një sinagoge në Jerusalemin Lindor, në mbrëmjen e 27 janarit, tha policia izraelite dhe shërbimet e urgjencës, raporton AP-ja.

Sulmi u ndal kur sulmuesi u qëllua nga policia.

Shërbimi i shpëtimit i Izraelit MADA konfirmoi për pesë të vdekur dhe tha se pesë persona u plagosën, duke përfshirë një grua 70-vjeçare, e cila është në gjendje kritike, si dhe një djalë 14-vjeçar, në gjendje të rëndë.

Policia tha se sulmuesi palestinez ishte “neutralizuar”, term ky që zakonisht nënkupton se ai është vrarë, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, raporton AP-ja.

Të shtënat në lagjen hebraike Neve Ya’akov pasuan sulmin vdekjeprurës nga ushtria izraelite një ditë më parë, më 26 janar, në Bregun Perëndimor të pushtuar, në të cilin u vranë nëntë palestinezë, ndërkaq i dhjetë u vra më vonë në veri të Jerusalemit.

Çfarë ndodhi gjatë ditës?

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Galant sinjalizoi më 27 janar se ushtria do të ndalonte sulmet ajrore nëse grupet militante palestineze ndalonin sulmet me raketa.

Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëroi ushtrinë të përgatitet për sulme të reja në Rripin e Gazës “nëse do të jetë e nevojshme”.

Bombardimet pasuan një sulm izraelit në pikën qendrore të kampit të refugjatëve Jenin, i cili u shndërrua në një betejë me armë, ku u vranë të paktën shtatë militantë dhe një grua 61-vjeçare.

Bastisja në kampin e refugjatëve përshkallëzoi në një shkëmbim zjarri, në të cilin u vranë të paktën nëntë palestinezë, ndërsa një i dhjeti u vra në përleshje diku tjetër.

Përshkallëzimi i konfliktit izraelit-palestinez prej dekadash, paraqet sprovë për qeverinë e re të ekstremit të djathtë, të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila mori detyrën me premtimin për të mbajtur qëndrim të ashpër, mes tensioneve të rritura me palestinezët.

Bastisja nga forcat izraelite nxiti gjithashtu Autoritetin Palestinez t’i jepte fund koordinimit të sigurisë me Izraelin dhe shkaktoi “shqetësimin e thellë” të Departamentit të Shtetit, vetëm disa ditë përpara vizitës së paralajmëruar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në rajon. /rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhandarmeria turke sekuestron 860 kilogramë narkotikë

Xhandarmeria turke sekuestron 860 kilogramë narkotikë

Nga rrënojat te riviera: Masterplani amerikan për transformimin e Gazës

Nga rrënojat te riviera: Masterplani amerikan për transformimin e Gazës

Gjermania dëbon një diplomat rus të dyshuar për spiunazh

Gjermania dëbon një diplomat rus të dyshuar për spiunazh

Alarm ushqimor: Formula për foshnje të Nestlé, Danone dhe Lactalis hiqen nga tregu

Alarm ushqimor: Formula për foshnje të Nestlé, Danone dhe Lactalis hiqen nga tregu

Maloku: Kosova nuk bën t’i japë vetes rehati duke krijuar ndarje mes BE-së dhe SHBA-së

Maloku: Kosova nuk bën t’i japë vetes rehati duke krijuar ndarje mes BE-së dhe SHBA-së

Bërxhulli: Bordi i Paqes e forcon Kosovën në raport me Serbinë

Bërxhulli: Bordi i Paqes e forcon Kosovën në raport me Serbinë

Ulutash dhe Elshani diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

Ulutash dhe Elshani diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

Reagon FFK-ja: “Gënjeshtra në prag të procesit zgjedhor

Reagon FFK-ja: “Gënjeshtra në prag të procesit zgjedhor

Ukshini: Paqartësi për Bordin e Paqes, thyerja BE-ShBA mund të sjellin komplikime  për Kosovën

Ukshini: Paqartësi për Bordin e Paqes, thyerja BE-ShBA mund të sjellin komplikime për Kosovën

Këshilltari i Osmanit: Kosova, përmes Bordit të Paqes, i dha “nokdaun” skenave serbo-ruse për izolim

Këshilltari i Osmanit: Kosova, përmes Bordit të Paqes, i dha “nokdaun” skenave serbo-ruse për izolim

“Këndi i Debatit” 22.01.2026

“Këndi i Debatit” 22.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën