TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Varhelyi: Gjërat me Kosovën po ecin në drejtimin e duhur, por duhet vullnet nga dyja palët

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Varhelyi: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

“Me Kosovën gjërat po ecin, po evoluojnë, shpresoj në drejtimin e duhur. Shpresoj që dialogu të çojë në rezultat. Përfaqësuesi special për BE-në po punon për të forcuar dialogun dhe për të arritur një zgjidhje neutrale. Për këtë ka folur pardje Vuçiq. Unë besoj se hapa përpara janë të imagjinueshëm, por nuk mund të marrim kurrë asgjë si të mirëqenë. Prandaj duhet të ketë vullnet nga të dyja palët për t’u takuar dhe për të gjetur një zgjidhje”, tha ai për Ilpiccolo.it.

Varhelyi i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që “të ndihmojnë komunitetin serb të mos ndihet i izoluar”, transmeton teve1.info.

“Zgjidhja arrihet para së gjithash duke eliminuar dhunën, sepse ruajtja e paqes dhe sigurisë është përgjegjësi e të gjithëve. BE-ja është aty në këtë proces, por na duhen edhe autoritetet lokale në Kosovë që të ndihmojnë komunitetin serb që të mos ndihet i izoluar. Ne punojmë shumë për të arritur një zgjidhje, sepse nëse nuk arrijmë atje, do të humbim kohë të çmuar”, tha ai.

I pyetur për qëndrimin e Serbisë për luftën në Ukrainë, Hungarezi ka thënë se ka indikacione që Serbia po shkon në drejtimin e duhur.

“Ne i kemi dërguar Serbisë një mesazh shumë të qartë vjeshtën e kaluar. Ne kemi nevojë që Serbia të jetë në anën tonë, sepse Beogradi është aleati ynë, një vend që po negocion për t’u bërë anëtar i BE-së. Pra, është e natyrshme që ne të aspirojmë që Serbia të na mbështesë dhe të mbështesë Ukrainën. Ka shenja që po shkojnë në këtë drejtim dhe shpresoj se Serbia do të shkojë në këtë drejtim, edhe nëse i takon asaj të vendosë për fatin e tyre. Për ne kjo temë tani është shumë e rëndësishme: nuk është kushti i vetëm, por po bëhet një nga kushtet kyçe. Nëse vërehen deklaratat e fundit të presidentit Vuçiq, vërehet një ndërgjegjësim në rritje për atë që Europa i kërkon Beogradit si aleat”.

Tutje ka shtuar se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është në interes të vet unionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ballafaqohet Drejtoria e Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës në rast se Kosova përballet me sulme terroriste?

Sveçla: PK ka treguar profesionalizëm e guxim në përballje me grupet kriminale serbe

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

Kryetarja i GJNP-së zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Ballkani vazhdon me fitore

Ballkani vazhdon me fitore

Malisheva në krye të Superligës

Malisheva në krye të Superligës

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën