TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Amerikanët inkurajojnë Kurtin që të pranojë planin për normalizim

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Amerikanët inkurajojnë Kurtin që të pranojë planin për normalizim

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mbrëmë njoftoi se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ku ndër të tjera bëri të ditur se ka inkurajuar Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë telefonatë për Tëvë 1, e komentuan edhe nga Qeveria e Kosovës, ku thanë se Kurti e Chollet kanë biseduar për dialogun, propozimin evropian e vizitën e emisarëve ndërkombëtarë.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin aktual të Kosovës për planin evropian, nga qeveria thanë se nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj tij dhe se ende vazhdojnë ta cilësojnë si bazë të mirë për të vazhduar diskutimet.

“Mbrëmë Kryeministri Kurti ka pasur një telefonatë me Këshilltarin e Special të Departamentit të Shtetit, Chollet. Kanë biseduar për procesin e dialogut, propozimin evropian dhe vizitën e emisarëve ndërkombëtarë javën e kaluar. Për dallim nga Serbia, e cila në takimin e Këshillit të saj të Sigurisë me 27 tetor, unanimisht ka refuzuar propozimin evropian, ne që nga fillimi i kemi konsideruar atë si bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për dallim nga Serbia, e në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu ne besojmë që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të normalizimit të plotë. Komentet tona për planin evropian i kemi dorëzuar me shkrim. Ne jemi të hapur e të gatshëm për takime e diskutime edhe më të intensifikuara për marrëveshje”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Profesori universitar Seb Bytyqi thotë se Kosova po kërkon nga plani garanci për njohje nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

“Kemi të bëjmë me presion shtesë mbi Kosovën që të pranohet pra një plan që nuk sjell njohje direkte e tashmë kjo dihet, por gjithashtu përfshihet edhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe qëndrimi i Kosovës siç duket është që të ketë të paktën disa garancione për njohje nga pesë shtetet mos-njohëse të BE-së, në mënyrë që të paktën të hapën rrugët për anëtarësim në NATO dhe BE për Kosovën”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa analisti, Albinot Maloku thotë se në raport me planin franko-gjerman, Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Kosova deri më tani zyrtarisht nuk ka ndërruar qëndrim, Kosova e konsideron planin, kur them Kosova aludoj kryeministri, Qeveria, e konsideron planin si vlerë si bazë për diskutimet e mëpastajme, mirëpo nuk ka ndryshim qëndrimi nga ana e Kosovës, pora ka ndryshim qëndrimi nga ana e Serbisë, e cila në fillim ka refuzuar marrëveshje, tani e sheh si të pranueshme”, ka thënë Maloku.

Gjatë vizitës në Kosovës, ndër të tjera Chollej pati thënë se marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke dhe se Amerika është e gatshme të bëjë propozime për këtë.

Kronika e realizuar nga Valmir Gallopeni

Tags: cholletMarreveshja finale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën