TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Financave thotë se shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë vetë komunat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Financave thotë se shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë vetë komunat

Sipas tyre, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, MF-ja obligohet që ta bëjë në baza të rregullta vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat. Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”, thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur MF, vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat siç janë kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet), intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme, anketime të pronarëve të pronave, intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral, vlera të pronave që janë shpronësuar, të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit.

Tutje, bëhet e ditur se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë është në vitin e 5-të të tatimimit të tokave.

“Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar”, thuhet tutje në njoftim.

MF-ja po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo ankesë ndaj vlerës së vlerësuar për pronën e tyre të udhëzohen pranë komunës për të paraqitur ankesë, e cila pastaj shqyrtohet nga Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ky vendim për rritjen e tatimit në pronë është kundërshtuar edhe nga LDK e PDK

Dje në rrjetet sociale është raportuar se Komuna e Prishtinës ka rritur tatimin në pronë, me ç’rast dhjetra qytetarë kanë reaguar duke e quajtur si vendim absurd.

Pas kësaj, Komuna e Prishtinës ka reaguar duke thënë se nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023, pasi sipas tyre është Ministria e Financave ajo e cila bën vlerësimin dhe përcakton zonat e nivelet e vlerave. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

​Dita e Evropës në Prishtinë bashkon kulturën, rininë dhe mesazhet për integrim evropian

Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vrasjes së tyre

Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vrasjes së tyre

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë

Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 28-vjetorin e rënies

Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 28-vjetorin e rënies

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën