TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Biserko: Nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, asociacioni i rrezikshëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Biserko: Nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, asociacioni i rrezikshëm

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, e sheh Rusinë si një faktor pengues për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.

E pavarësisht se ka presion të madh nga Perëndimi, Biserko thotë se Serbia do të bëjë çmos që ta shtyje marrëveshjen me Kosovën.

“Duket qartë që ka një përfshirje më të madhe të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në tavolinë është plani franko-gjerman dhe me sa kam kuptuar Kosova e ka pranuar atë, por të njëjtën nuk mund ta them për Serbinë e cila i ka dyshimet e saj. Në këtë pikë nuk e shoh Serbinë të gatshme për marrëveshje, për shkak se ndikimi rus është akoma shumë i fort. Pavarësisht që ka një presion të madh nga Perëndimi që të arrihet një marrëveshje, Serbia do të bëjë çmos që sa ma shumë ta shtyje ketë proces”,u shpreh ajo.

Biserko ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas saj, formimi i Asociacionit është i rrezikshëm për Kosovën nëse fillimisht nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Natyrisht se pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse asociacioni mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën. Ju nuk mund t’i zgjidhni problemet e minoriteve në rast se nuk keni sovranitet të plotë mbi territorin tuaj. Pra, fillimisht duhet të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dyja vendeve e më pastaj të flitet për çështje të tilla sikurse asociacioni. Minoriteti serb në Kosovë është duke u manipuluar nga Beogradi”,shtoi Biserko.

Tutje, aktivistja për të drejtat e njeriut shprehet e zhgënjyer se sa pak është progres në çështjen e personave të pagjetur.

“Fatkeqësisht çështja e personave të pagjetur është politizuar skajshmërisht dhe kjo është shumë e rëndë për familjarët e viktimave. Duhet më shumë vullnet politik nga të dyja palët që kjo çështje të zgjidhet. Serbia përmend vazhdimisht 400 serbët e zhdukur ndërsa nuk e përmend faktin që janë mbi 1.000 shqiptarë të zhdukur. Kryerësit e këtyre krimeve duhet të sillen para drejtësisë”, tha ajo.

Të premten 5 diplomatë nga BE-ja dhe SHBA-ja pritet të vijnë në Prishtinë, në përpjekje për të avancuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kronikae gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

​Zhbllokimi i punës së Kuvendit, deputetët para vendimeve të mëdha

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin në Paris janë propagandë pa bazë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën