TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Interi fiton Superkupën e Italisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Interi fiton Superkupën e Italisë

Interi ka dominuar dhe e ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë 2022 për herën e dytë rresht. “Nerazzurrët” të mërkurën mbrëma mposhtën Milanin me rezultatin 3:0, me dy gola të shënuar në pjesën e parë, dhe një në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ky ballafaqim u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite, në stadiumin “King Fahd International”. Golat e pjesës së parë u shënuan nga Federico Dimarco në minutën e 10-të kur u asistua nga Nicolo Barella, dhe Edin Xheko në minutën e 21-të, pasi bashkëveproi me Alessandro Bastonin.

Në pjesën e dytë shënoi edhe Lautaro Martinez, fituesi i Botërorit me Argjentinën, në minutën e 77-të. Kristjan Asllani luajti për Interin nga minuta e 84-t. Me këtë triumf, Interi barazohet me “rossonerët” sa u përket trofeve të Superkupës së Italisë, me nga shtatë gjithsej. Interi edhe në edicionin e fundit kishte dalë fitues në takimin ku përballet fituesi i Kupës dhe i ligës italiane.

Ky ishte “Derby della Madonnina” numër 234. Interi tani ka 86 fitore, ndërsa Milani mbetet me 79 fitore gjithsej. Pas tre javësh, këto dy skuadra do të takohen sërish në derbin e Milanos, por në Serie A, më 5 shkurt. Milani dhe Interi në Superkupën e Italisë ishin takuar vetëm një herë më parë, në gusht të vitit 2011. Atë finale e kishte fituar Milani 2:1, kur drejtohej nga trajneri Massimiliano Allegri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lionel Messi flet pas rekordit

Lionel Messi flet pas rekordit

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Kane “mallkohet” nga Magjistari

Anglia në kërkim të fitores së dytë

Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

Delegacioni libanez mbërrin në Uashington për bisedime me Izraelin

Delegacioni libanez mbërrin në Uashington për bisedime me Izraelin

Humb jetën një person në një aksident në Vranidoll të Prishtinës

FSK përmbyll pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Britani

FSK përmbyll pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Britani

Kosova synon rritje të energjisë së ripërtëritshme, theksohet nevoja për kornizë të qartë investuese

Kosova synon rritje të energjisë së ripërtëritshme, theksohet nevoja për kornizë të qartë investuese

Mbyll punimet Asambleja Parlamentare e SEECP-së

Mbyll punimet Asambleja Parlamentare e SEECP-së

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Kundërshtimi i projektit të gazit amerikan dërgon sinjal të gabuar ndaj aleatëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën