Hoti duke komentuar deklaratat e kryeministri të Kosovës, ku u bëri thirrje bizneseve zvicerane të investojnë në Kosovë dhe poashtu në takim me kryeministren e Finlandës, kërkoi shtimin e trupave finlandeze në kuadër të KFOR-it ka thënë se këto dy gjëra nuk shkojnë.
“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulentë 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka. Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky”, ka shkruar Hoti, raporton teve1.info.
Në takim ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryeministres së Finlandës, sipas komunikatës së Qeverisë u bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).
“U bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR). Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal”, thuhet tutje.
Në Samitin e Investitorëve në Cyrih, Zvicër, të organizuar nga Qeveria e Kosovës, Kurti ka ftuar bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.
“Para më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha e infrastrukturës, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, bashkë me delegacionin qeveritar, prezantuam mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët dhe investimet e huaja”, ka shkruar Kurti në Facebook./teve1.info/