Policia këtë rast e ka raportuar si dhunë në familje, ndërsa ka bërë të ditur se njëri nga ta është dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./teve1.info/








