Në një postim në Twitter nga kjo zyrë kanë thënë se e kaluara nuk mund të zhbëhet por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, e lehtësim.
“Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë pikëllimin dhe dëshpërimin e pangushëllueshëm të familjeve të tyre. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim. Sot vajtojmë me #Kosovën”, thuhet në postim.